• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Schulz, luftëtari i vetëshpallur i betejës kundër Merkelit

by Java News
24/09/2017 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrew McCathie

Martin Schulzparapëlqen ta shohë veten si një luftëtar.

“Unë jam një futbollist”, kështu i pëlqen të thotë liderit të qendrës së majtë të socialdemokrates (SPD), i cili shpreson që sot të bëhet kancelar.

 Edhe nëse nuk e thotë këtë, ai zakonisht demonstron aftësitë e tij në boks gjatë ndalesave të fushatës.

Por, Schulzit, 61 vjeç, do t’i duhet të përballet me një betejë të ashpër për të rrëzuar kancelaren e partisë konservatore, Angela Merkel, e cila ka kryesuar në sondazhet e fundit të opinionit përpara zgjedhjeve të sotme.

“Ti nuk heq dorë kurrë nga gjërat në të cilat beson”,  i ka thënë dikur Schulzit presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk.

Një ish-futbollist, kryebashkiak , ish-i alkoolizuar dhe pronar i një librarie, Schulzi mbetet një fytyrë e re në skenën e politikës gjermane.

I martuar me dy fëmijë, ai punoi 22 vjet në Parlamentin Evropian duke përfshirë edhe pesë vjet si president i Asamblesë në Strasburg dhe zotërues i shumë gjuhëve evropiane.

Çuditërisht, në një vend me numrin më të madh të studentëve në Evropë, Schulzi nuk e ka përfunduar ende shkollën e mesme.

Pas një viti si i papunë, ai u bë pronar i një librarie në qytetin e tij të lindjes, në  Wuerselen, në Vestfalinë e Veriut, shteti më i madh i vendit dhe bastioni tradicional i SPD-së.

Në të vërtetë, politika ka qënë gjithmonë pjesë e jetës së Schulzit, i quajtur shpesh si “Mister Europe”.

Babai i Schulzit ka qënë një oficer policie dhe një mbështetës i fortë i SPD-së.

Ndërsa, nëna e tij ka qënë një pjesëmarrëse aktive në Partinë Kristiandemokrate të kancelares, Merkel.

Në moshën 19-vjeçare, ai ishte një anëtar aktiv i SPD-së përpara se të hynte në politikën rajonale, duke u rritur në radhët e qeverisë lokale për t’u bërë kryebashkiaku  më i ri i Wuerselen në moshën 31-vjeçare.

Si një folës i fuqishëm në publik, ai ka synuar gjithmonë të injektojë sa më shumë emocion në jetën politike.

“Kushdo qoftë në politikë që nuk është në gjendje të ngjallë emocion, është në vendin e gabuar”, ka thënë dikur Schulzi.

Në janar 2017, Schulz u ngrit në detyrë duke u emëruar si lideri i SPD-së dhe kandidati rival i kancelares, Merkel.

Si një fytyrë e re në skenën e aktorëve të vjetër, fillimisht, kandidatura e tij nxiti një rritje të mbështetjes për SPD-në sipas sondazheve të  opinionit.

Këto të dhëna rritën shpresat e SPD-së, se Schulzi mund t’i japë fund pushtetit 12-vjeçar të Merkelit. Në mars ai u votua si lideri i partisë,  i mbështetur 100 për qind.

Por, deri në atë kohë, “treni i Schulzit”,  siç e quanin mediat kandidaturën për kancelar të liderit të SPD-së  , tashmë , u duk sikur po humbiste entuziazmin, pasi mbështetja popullore për partinë po binte ndjeshëm.

Me rreth 24 për qind, mbështetja për SPD-në tashmë është me e ulët se 25, 5 për qind që ishte në zgjedhjet e fundit, në 2013.

Por,  Schulzi është mësuar të përballet me beteja të ashpra.

Në moshën 24-vjeçare, ai u përball me luftën kundër alkoolit pas një dëmtimi të rëndë në gju duke i dhënë fund karrierës së tij si futbollist.

“Unë pija çdo gjë që mund të gjeja”,  tha Schulz gjatë një interviste.

Lideri i SPD-së ka 37 vjet që nuk pi më alkool.

Si një evropian i devotshëm, ai e ka mbështetur rregullisht Bashkimin Evropian përgjatë viteve, kundër fenomeneve që kanë përndjekur rajonin , gjatë shekullit të 20-të, si racizmi, ksenofobia dhe antisemitizmi.

Kohët e fundit, ai i është bashkuar luftës kundër populizmit në Evropë.

Tre vjet më parë, fjalimi i tij në Knesset,  në të cilin Schulzi kritikonte Izraelin se u kishte mohuar palestinezëve ndarjen në mënyrë të drejtë të burimeve ujore, shkaktoi një protestë nga një grup deputetësh të krahut të djathtë dhe një reagim të ashpër nga ana e kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, një nga momentet e tij më të bujshme ka qënë në vitin 2003, kur ai u përfshi në një debat që u shndërrua në një konflikt  me ish-kryeministrin Italian, Silvio Berlusconi në Parlamentin Evropian, pas kritikave të  Schulzit për qeverine italiane.

Kjo bëri që Berlusconi ta krahasonte Schulzin me një roje kampi përqëndrimi.

Ndonëse më vonë,  lideri italian deklaroi se ishte thjesht një mesazh ironik.

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për Shqipërinë, të hënën nisin shirat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Kreditë e këqija në rënie, eksperti: Kanë ndikuar rritja ekonomike dhe masat e reja nga BSH

August 5, 2026
BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

BE shpall fundin e krizës në Ceuta: Schengen nuk u rrezikua, mbështetje për Spanjën

August 5, 2026
Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

Përplasje në Hënë/ Raketa e SpaceX godet sipërfaqen me shpejtësi marramendëse

August 5, 2026
Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

Mashtronin shtetasit e huaj si të rifitonin paratë e humbura në Call Center, dërgohen për gjykim tre persona

August 5, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

“Beteja e madhe” nis në Kaliforni, Trump hap frontin e ri kundër demokratëve

August 5, 2026
Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

Shqiptarët mbeten pas Europës, vetëm 1 në 11 persona blen bileta online për evente

August 5, 2026
Europa Perëndimore, në alarm nga zjarret! Digjen mbi 130 mijë hektarë pyje

U dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe frutore, policia arreston autorin e zjarrvënies në Rrogozhinë

August 5, 2026
Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

Fiton 1 milion euro në lotari, por e hedh gabimisht biletën, e gjen mes mbeturinave me ndihmën e kompanisë së pastrimit

August 5, 2026
“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

“The Guardian”: Tetë kompani nafte fituan 93 miliardë dollarë në tre muaj mes luftës dhe krizës klimatike

August 5, 2026
15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

15 viktima në Kiev, Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com