• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Scholz: Pakti Rama-Meloni, sfidat zgjidhen bashkë

by A M
12/11/2023 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelari gjerman Olaf Sholz thotë se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm që shpëtohen në Mesdhe është një çështje dypalëshe, por edhe Berlini do ta ndjekë atë me kujdes pasi edhe Shqipëria do të jetë së shpejti një anëtare e Bashkimit Europian.

Olaf Scholz: Është një çështje mes dy qeverive, por duhet pasur parasysh edhe se Tirana, sipas nesh, së shpejti do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ne po flasim se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku, duam të krijojmë një mekanizëm solidariteti. Ne do ta ndjekim me kujdes këtë marrëveshje.

Sholz thotë se ajo që ka rëndësi është që sfidat të mos kapërcehen vetëm, por edhe me aleatë, qofshin këta edhe jashtë BE-së.

Olaf Scholz: Është e nevojshme të zvogëlohet emigracioni i parregullt. Për këtë arsye do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë BE-së. Siç po ndodh tani me Turqinë. Por mund të ketë të tjera rrugë.

Pakti mes Italisë dhe Shqipërisë parashikon krijimin e një pike pritje në portin e Shëngjinit dhe një qendre akomodimi në Gjadër të Lezhës të cilat do të jenë nën juridiksionin italian.

Në këtë qendër do të mbahen jo më shumë se 3 mijë emigrantë që do të jenë në pritje të shqyrtimit të kërkesës së azilit.

/a.d

Next Post
300 mijë protestues në tubimin pro-palestinez në Londër, mbi 100 u arrestuan

300 mijë protestues në tubimin pro-palestinez në Londër, mbi 100 u arrestuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com