• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“S’bëra mirë…”/ Drama e Marsidës që u vetëvra, u kthye e zhgënjyer nga Gjirokastra ku takoi të riun që njohu në internet

by Java News
31/10/2020 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gjë shkoi keq. Ky dyshim qe deklaron zyrtarisht policia përforcohet nga dëshmia e të motrës, e cila është vendosur nën hetim sepse ajo pasi Marsida kishtë qëlluar veten me armë, e fshehu pistoletën duke u përpjekur që ta deklaronte si një vdekje nga arresti kardiak.

Por veprimet e njëpasnjëshme të agjentëve të hetimit të krimeve tregojnë se e reja, që ndiqte një kurs parukerie, u kthye pas takimit e zhgënjyer në shtëpi .

Ajo nuk ja hapi askujt telefonin, madje as të motrës  me inicialet Xh.L, e cila ishte e vetmja që e dinte sekretin e viktimës. Kur e ëma shkoi në dhomën e vajzës së vetvrarë e gjeti atë të shtrirë në krevat dhe pajetë. Menjëherë e moshuara njoftoi vajzën tjetër  e cila kishte kishte dijeni për takimin e asaj ditë që do të kryente Marsida, e cila i kishte telefonuar dhe i kishte thënë “mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj”.

Rrëfimi i motrës nën hetim

E vendosur nën hetim nga policia për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës XH.L flet hapur me agjentët e policisë të cilët kanë mbajtur shënim çdo fjali të saj. Pyetja e parë ishte se “përse ajo e fshehu pistoletën me të cilën u vra e motra si dhe gëzhojën e gjetur në dysheme”. Ka dyshime të forta se thyerja shpirtërore e M. ka ndodhur nga zhgënjimi i shkaktuar pas takimitme një mashkull, të cilin ajo e kishte njohur dhe prej muajsh kishte komunikuar virtualisht në rrjetet sociale.

Shpesh janë raportuar histori dramatike të abuzimeve përmes rrjeteve sociale që kanë sjellë ose mashtrime nga meshkuj të martuar, gjobëvënie, përndjekje shantazh apo edhe përdhunime. Rasti i Marsidës, nëse vërtetohet se ka ndodhur për këtë shkak është shembulli më ekstrem që duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për të rritur sigurinë e individëve në rrjet….

…XH.L pohon se e motra kishte mardhënie shumë të mira me familjen. Kishte një jetë të rregullt, të programuar mes familjes dhe ndjekjes së kurseve private për estetikë. 33 vjecarja e theu rutinën në datën 24 tetor, pasi ndihej e tërhequr nga një person me të cilin komunikonte  në rrjet. “Motra  në orët e para  të mëngjesit të datës 24 u nis për në Gjirokastër, për të takuar një shok të sajin me të cilin prej tre muajsh fliste nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky person i kishte dhënë me sa kam dijeni se qëndronte në Amerikë. Duke qenë se ky person kishte ardhur nga Amerika, M. shkoi për ta takuar sepse kështu e kishin lënë përmes rrjeteve sociale. Unë nuk  e di numrin e telefonit të këtij djali që do takonte motra , por di që  ishte prezantuar si T.B. Në orët e drekës të kësaj date bisedova me M. dhe më tregoi se kishte takuar T. dhe se ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe me të. Më tregoi se për momentin T. ishte larguar për ca punë të tijat dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Në mbrëmje Marsida më mori në telefon dhe më tha-Unë nuk do kthehem sonte në Tiranë, mamit i thuaj se do shkoj tek vajza e hallës, sepse mami nuk kishte dijeni që Marsida kishte shkuar në Gjirokastër. Marsida ka fjetur në hotel në Gjirokastër siç më tha vetë ajo. Më vonë Marsida më tha që nuk veproi mirë që udhëtoi drejt Gjirokastrës për të takuar atë djalin dhe nuk e zgjatëm më tej bisedën.”

Sipas të motrës të nesërmen (pikërisht ditën kur 33-vjeçarja u kthye në shtëpi dhe u vetvra) të dyja motrat kanë biseduar sërisht në telefon.

”Më mori në telefon rreth orës 10 të mëngjesit, më tha që po udhëtonte për në Tiranë. Në orën 15.18 i shkrova- ku je a ke mbërritur?, por ajo nuk më ktheu përgjigjje. Në orën 17 së bashku me time bijë shkoj në supermarket për të bërë pazar ,më merr mami në telefon. Ajo bërtiste dhe qante dhe thoshte- çfarë i ke bërë vetes moj mam. Duke qenë se mami nuk më tregoi asgjë se çfarë kishte ndodhur u nisa për në shtëpi.”

Kur Xh.L ka mbërritur në banesën e prindërve , sipas policisë ajo ka konstatuar njerëz të shqetësuar aty  . Ka hyrë në dhomën e të motrës. “Në dhomën ku Marsida fle konstatova se ajo ishte shtrirë, e mbuluar me mbulesë. E preka në pjesën e fytyrës, i mata pulsin në qafë por nuk kishte puls. Dola në oborr dhe pashë xhaxhain dhe nusen e xhaxhait – ju thashë se Marsida ka ndërruar jetë. Kur u ktheva pashë pistoletën, që e futa në një qese plastmasi dhe e nxora tek plehrat. Kur erdhi ambulanca unë nuk i tregova askujt që kisha gjetur një pistoletë, u futa prapë në dhomën ku kishte gjetur vdekjen motra dhe konstatova pranë komos një gëzhojë, të cilën e marr, dal jashtë dhe e çoj ku kisha fshehur pistoletën”.

Më pas e motra e viktimës vuri në dijeni bashkëshortin për armën që më pas e fshehën sërisht në pjesën e pasme të banesës. Policia deklaroi se kur e reja u transportua për autopsi u konstatua se ajo kishte qëlluar veten me armë zjarri në anën e majtë , dhe pësoi vdekjen e menjëhershme. Të gjithë anëtarët e familjes së saj janë marrë në pyetje , ku dhe dëshmojnë se ajo nuk dukej e shqetësuar , përveçse kohët e fundit kishte rënë në peshë dhe ishte dobësuar ndjeshëm.

Policia pohon  se i  është marrë deklarimi të gjithë anëtarëve të familjes dhe atyre që kanë shkuar në banesë në momentin e konstatimit të vdekjes. U janë sekuestruar telefonat  shtetasve D. G., XH.l si dhe telefoni i viktimës, që janë dërguar për kqyrje në institutin shkencor të policisë. Ndonëse nuk jepet asnjë e dhënë për identitetin e personit që e reja takoi një ditë përpara se të vetvritej , zyrtarisht policia pranon vetëm se ka rregjistruar çështjen për shkaktim të vetvrasjes, mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës./ si

g.kosovari

Next Post
“Është një sëmundje virale, s’mora…”/ Sulçebe rrëfen betejën me COVID: Po të ishim në një kohë tjetër, do thonim se kaluam një grip të zgjatur

“Është një sëmundje virale, s'mora...”/ Sulçebe rrëfen betejën me COVID: Po të ishim në një kohë tjetër, do thonim se kaluam një grip të zgjatur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In