• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’bën dot gol as me portën bosh”, Veliaj ironizon Bashën: Nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar

by A R
07/01/2021 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar një fëmijë të parritur e gjumash, që përpiqet të pengojë edhe ata që punojnë.

Nga Farka, ku i dorëzoi dokumentet e pronësisë për shtëpitë e reja dy familjeve të prekura nga tërmeti, Veliaj iu referua padisë së djeshme të PD-së, për të cilën tha se kërkon të mos lejojë të punojë as të tjerët.

Ai tha se Basha nuk bëri asnjë punë kur ishte në detyrë, por vetëm shtoi vilat e tij edhe në kohë pandemie, ndaj nuk mund t’u kërkojë të tjerëve të mos punojnë sepse ai vetë do ende të flejë gjumë.

“Është si ato lojërat e fëmijëve, kur njëri nuk di të luajë, i vjen e ëma dhe u thotë të tjerëve lëreni ta prekë edhe ky topin. Mirë, po e lëmë ta prekë topin, po e lëmë edhe portën bosh, por u bënë 4-5 palë zgjedhje që ky del huq dhe nuk bën gol. Se ky nuk di të bëjë gol as me portën bosh!

Meqë ky s’di, të tjerët nuk do luajnë hiç? Pra, nuk do punojë asnjë, meqë ky do të flejë gjumë? Pra, në anën tjetër të kodrës (së Farkës), ku janë pasanikët, le t’i shtojnë vilat gjatë pandemisë duke vënë gjoba, kurse ana këtej e kodrës, që jetojnë në konteiner apo çadra, nuk duhet t’i bëjnë shtëpitë e reja? Një gjumash nuk mund ta kthejë gjumin në sport kombëtar! Një i paaftë nuk mund ta kthejë paaftësinë në detyrim për të gjithë!

Një përtac nuk mund ta kthejë përtacinë në modë për ne të tjerët që na hanë duart për punë! Ky fëmijë i parritur dhe gjumash, që nuk di të bëjë gol, që nuk di as të luajë e as të punojë, është problemi i tyre, nuk është problemi ynë! Nuk mund ta detyrojmë Shqipërinë të zbatojë standardin e gjumit dhe përtacisë, apo të pasurimit në kohë pandemie”, deklaroi sot Veliaj.

/a.r

Next Post

Premtoi se do dilte nga politika, por Edi Paloka merr drejtimin e Qarkut Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In