• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sazani dhe Karaburuni destinacione mahnitës, qindra turistë në ditë

by A R
13/08/2017 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sazani dhe Karaburuni nuk janë më një zbulim i ri për pushuesit e turistët. Me qindra janë qytetarët që nisen çdo ditë nga brigjet e Vlorës drejt këtyre destinacioneve, për të shijuar bukuritë dhe magjitë që natyra i ka falur kësaj zone.

Në Karaburun mund të shkohet përmes rrugëve tokësore dhe detare. Por pushuesit zgjedhin më së shumti këtë të dytën. Infrastruktura rrugore për në gadishull është e amortizuar. Kurse lundrimi me mjete detare nga brigjet e Vlorës është një eksperiencë për të mos u humbur.

Shpella e Haxhi Aliut është një nga bukuritë e rralla që të ofron Karaburuni. Në gjiret e vogla, eksploruesit e natyrës mund të gjejnë qetësinë larg zhurmës së plazheve masive.

“Plazhet e Karaburunit janë plazhe të virgjëra. Me ndihmesën e bizneseve janë krijuar njësi të vogla shërbimi, duke ruajtur mbi të gjitha natyrën, duke respektuar mjedisin dhe duke u bërë pjesë e atraksionit të ri të Vlorës”, thotë Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës.

Më tej ishulli i Sazanit, i vizitueshëm për turistët prej një viti. Në pjesën perëndimore të tij bie në sy betonizimi me bunkere, por dhe relievi i thyer. Edhe këtu nuk mungojnë shpellat e vogla e guvat, në të cilat nuk mund të bësh plazh, pasi bien thikë nga mali. /tch/b.d

Next Post
Shqipëria në flakë! Shënohen 5 vatra të reja zjarri nga veriu në jug brenda 24 orëve

Zjarrvëniet e verës, mbi 30 të arrestuar rrezikojnë deri në 5 vite burg secili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com