Ambjentalisti Sazan Guri nuk i ka mbajtur dot nervat në debatin me Andrea Stefanin për ndërtimet te Parku i Liqenit.
Aq i nxehtë ka qenë debati në mbrëmje në “Opinion”, sa ambientalistit Sazan Guri në një moment i kanë shteruar nervat dhe i është drejtuar analistit Andrea Stefani me fjalët: “Shko bëje ku të duash parkun dhe lëri llafet po të them!”.
Ai madje përplasi dokumente, në të cilat shkruhet pse nuk lejohet ndërtimi i një këndi të tillë në Parkun e Liqenit dhe një libër që kishte në dorë.
Andrea Stefani foli në lidhje me dhunimin e gruas protestuese nga ana e policit, tashmë të pezulluar.
Stefani tha se Mimoza Boçari e provokoi policin duke ia hequr kapelën. Megjithatë, sipas tij, polici duhet të ishte trajnuar dhe nuk duhet të sillej në atë mënyrë me Boçarin.
Kaq ka mjaftuar dhe në emision është ndezur debati për mbrojtjen që i bëri Stefani policit që qëlloi Boçarin me shuplakë në fytyre dhe që më pas i shkuli edhe flokët.
http://www.dailymotion.com/video/x3to5kt_sazani-nxehet-me-andrea-stefanin-perplas-librin_news