• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Saviano: Shqiptarët të zhdukin me fis e farë

by
02/05/2015 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari dhe shkrimtari italian Roberto Saviano i përshkruan shqiptarët si të pamëshirshëm në librin e tij të ri.

Ai ka sjellë për botim librin “Zero, zero, zero” i cili do të përkthehet në shqip nga shtëpia botuese Dudaj.

Saviano pritet të vijë në Shqipëri në javët e ardhshme për të bërë edhe promovimin e tij.

Në të ai flet për kokainën dhe trafikimin e saj duke bërë edhe një “profil” të shitësve të saj.

Në një pasazh të librit ai shkruan edhe për shqiptarët se “ata nuk kënaqen duke të vrarë, por të fshijnë edhe brezat që vijnë nga pas”.

Ky është libri i tij i dytë pas “Gomorra”. Ja fragmenti ku flitet për shqiptarët:

“Serbët. Të saktë, të pamëshirshëm, të përpiktë në tortura.” “Broçkulla. Nuk ke parë çeçenët. Kanë disa thika ata, aq të mprehta saqë, sa hap e mbyll sytë, e gjen veten të therur përtokë, të rrëgjakur.” “Vetëm se këta janë krejt diletantë para liberianëve. Ata të shkulin zemrën nga kraharori dhe ta hanë pa të dalë shpirti akoma.” Kjo është një lojë e vjetër sa bota. Klasifikimi i mizorive, dhjetë popujt më mizorë në botë. “Po shqiptarët? Ata nuk kënaqen vetëm kur të heqin qafe. Jo, jo, ata pastaj fillojnë e merren edhe me brezat e ardhshëm. I fshijnë të gjithë”.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Çfarë gjoksi Emily!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com