Sassuolo ka shprehur interesim për shërbimet e portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.
Sipas mediave italiane Sassuolo ka shprehur gatishmëri t’i paguajë Lazios dëmshpërblim prej tre milionë eurosh për Berishën.
Berisha, 27-vjeçar, nuk shihet si portier i parë te Lazio nga trajneri Marcelo Bielsa për edicionin 2016/17 dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi.
Kurse, përveç Sassuolos, interesim për Berishën ka shfaqur skuadra turke Besiktas dhe ekipet nga angleze: Everton, Watford dhe Aston Villa./a.m.