• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sassoli flet për negociatat: Nuk u tha një “JO”, vetëm sa është shtyrë afati

by A R
03/02/2020 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, mbajti një fjalë përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë, gjatë vizitës së tij zyrtare, ku vuri theksin te rrugëtimi i vendit tonë në Bashkimin Evropian.

“Është nder i madh të jem në parlamentin shqiptar, në këtë Kuvend, që është shtëpia e demokracisë së shqiptarëve. Bëhet fjalë për vizitën time të dytë në një vend të Ballkanit Perëndimor. Do kisha dashur të vija më parë t’i takoja, por nuk munda. Dëshiroj t’iu shpreh afërsinë time qytetarëve shqiptarë, që u goditën nga tërmeti. Jemi përpjekur t’iu përballojmë vështirësitë dhe në këtë moment ka një angazhim nga EB, në mënyrë që edhe investitorë të tjerë të mund të mbështesin vështirësitë e shqiptarëve, të territoreve që u goditën nga tërmeti”, tha ai.

Duke shprehur zhgënjim për vendimin negativ të tetorit për mos hapjen e negociatave, numri një i PE deklaroi se ky vendim nuk ishte një “JO” nga Komisioni Evropian, por ishte thjesht një ngadalësim i procesit.

“Ju që jeni përfaqësuesit e popullit shqiptar, do doja t’iu thoja se kemi bashkëndarë edhe një moment tjetër hidhërimi, që procesi i anëtarësimit mund të fillonte, por që u ngadalësua. PE, KE dhe 25 qeveri evropiane ishin të bindur që kjo rrugë duhej të fillohej menjëherë, që para fundit të vitit të kaluar, por nuk ndodhi kështu. Megjithatë, nuk u tha një jo, vetëm sa është shtyrë afati. Ne jemi të bindur që jemi së bashku, kemi të njëjtin vështrim së bashku drejt së ardhmes.

Thoshte mirë më parë kryetari i parlamentit, se ne nisemi nga një ide, që duhet të na shoqërojë edhe në të ardhmen, të pajtojmë hapësirën gjeografike me hapësirën politike dhe t’i bëjmë të mundur hartës së Evropës të mbushë një boshllëk, që është rruga që vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria duhet të fillojnë të përshkojnë për një integrim më të madh për t’u bërë të mundur vendeve tona një integrim më të madh, por sidomos për t’u bërë të mundur vendeve tona të rriten së bashku dhe të rinjve tanë të kenë një vështrim të përbashkët për të ardhmen. Ne duhet ta shohim këtë me optimizëm me besim, kemi një histori për të shkruar së bashku dhe ajo që është shkruar në 27 vende të BE, nuk na mjafton”, shtoi ai.

Next Post
Mbjellja e pemëve në liqenin e Farkës/ Veliaj: Nga landfill e kthyem në hapësirë të gjelbër

Mbjellja e pemëve në liqenin e Farkës/ Veliaj: Nga landfill e kthyem në hapësirë të gjelbër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In