• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarri synon diktatin me Juventusin më 2020, referencë ka… Jurgen Klopp: Liverpool është rritur me kalimin e kohës

by Java News
25/12/2019 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maurizio Sarri është një integralist, një estetist i taktikave të futbollit. Juventusi i tij ende nuk ka arritur të jetë një mekanizëm i përsosur, në të cilin ingranazhet të përshtaten së bashku për të krijuar atë bukuri të kërkuar nga trajneri i tij. Në një intervistë të gjatë për “Sky Sport”, Sarri mori në analizë pjesën e parë të sezonit debutues në stolin bardhezi, duke zbuluar edhe qëllimet që i ka vendosur vetes për vitin 2020. Fitimi i çdo kompeticioni, sipas traditës së Juventusit, duhet të jetë “diktati” për vitin e ardhshëm:

“Ne jemi ende në një fazë ulje-ngritjesh. Ka momente në të cilat luajmë si ekip dhe të tjera kur shfaqemi më pak të tillë. Është normale, nuk bëhet gjithçka menjëherë. Liverpool i Klopp është rritur me kalimin e kohës dhe sot është në majën e botës. Ne jemi një ekip, që dëshiron të fitojë, pavarësisht se e dimë që nuk është kurrë e lehtë në Europë. Liga e Kampionëve duhet të jetë një qëllim, por me vetëdije se ka rreziqe për shkak të cilësisë së lartë të kundërshtarëve”.

Referenca e trajnerit të Juventusit te Liverpool i Klopp nuk është aksidentale. Para se të shkonte për të fituar Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve, trajnerit gjerman iu dha koha të bëjë edhe gabime me “Reds”. Në sezonin e parë të tij, Liverpool përfundoi në vendin e tetë në kampionat dhe humbi finalen e “Europa League”. Në sezonin e dytë arriti vendin e katërt në Premier League, ndërsa në sezonin e tij të tretë, “Reds” arritën finalen e Champions-it. Sezonin e kaluar fituan trofeun më të lakmuar në Europë, Champions-in.

Humbja në Superkupën Italiane e ka ekspozuar Sarrin ndaj disa kritikave, përfshirë ato më të rëndat e ish-lojtarit të Chelsea, Rob Green, të cilat, megjithatë, nuk e kanë gërvishtur besimet e ish-trajnerit të Napolit në potencialin e “Zonjës së Vjetër”. Ambicia romantike për ta dërguar Juventusin drejt fitores, duke e dominuar kundërshtarin, është qëllimi kryesor i trajnerit italian. Një aspekt që e shqetëson Sarrin janë golat e pësuar në zonën e vogël:

“Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të bindim. Fitorja me mbizotërim ndaj kundërshtarit është ajo që dua. Gjë e veçantë është që ne pësojmë gola në zonën e vogël, një detaj që te Juventusi nuk është parë kurrë vitet e fundit. Ne duhet të përmirësohemi në këtë kontekst me rritjen e elementeve të rinj si Demiral dhe De Ligt”./telesport

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ “Kjo është Tirana, familja jonë e madhe”, Veliaj mesazh për festat: 2020 do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar

VIDEO/ "Kjo është Tirana, familja jonë e madhe", Veliaj mesazh për festat: 2020 do të jetë një vit i mbarë dhe i paharruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In