Maurizio Sarri nuk e ka përmbajtur dot veten pas barazimit me Interin, ku ka fyer gazetaren gjatë intervistës.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Interin, trajneri i Napolit, Maurizio Sarri ka reaguar shumë keq ndaj një gazetareje. “E teproj nëse them se këtë mbrëmje çështja e titullit është kompromentuar?”, pyeti gazetarja sportive.
“Je grua, je bukuroshe, e për këto dy motive nuk do të të thosha ik pirdhu”, i është përgjigjur Sarri.
Ai më vonë ka kërkuar falje për fjalorin e tij, por, pavarësisht kësaj, Sarri ka marrë kritika të mëdha nga gazetarët dhe komuniteti i sportit në Itali për përçmimin ndaj mediave dhe ndaj femrave, përgatiti ”Express”. (b.an)