• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sarkozy rrëfen si ai dhe Merkel shpëtuan Italinë nga falimentimi: Berlusconi ishte e keqja. Sakrifikuam atë dhe Papandreun

by Java News
22/08/2023 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka botuar këtë të martë autobiografinë e tij të titulluar “Le temps des combats” (Koha e betejave), ku mes episodeve më interesant bën pjesë një, ku protagonist është ish-kryeministri i ndjerë italian Silvio Berlusconi.

Ngjarjet kanë ndodhur në Kanë, më nëntor 2011, ditën kur është zhvilluar samiti i G20.

Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në këtë samit janë përpjekur të bindin Silvio Berlusconin të largohet nga udhëheqja e qeverisë, vendim që do të komunikohej prej tij vetëm 12 ditë më vonë.

Sarkozy e kishte rrëfyer tashmë këtë hap vendimtar, por jo në termat dhe me detajet e hedhura në rreshta në librin e tij, “Koha e betejave”.

Ish-presidenti thotë se është ” i pikëlluar për vdekjen e Berlusconit”, ndërsa më tej rindërton ngjarjet, duke filluar nga 26 prilli 2011, kur ai mbërrin në Romë për një takim dypalësh franko-italian.

Me atë udhëtim në kryeqytetin italian, mendimet e tij për Berlusconin dhe Mario Draghin kanë qenë të përziera.

Sarkozy shkruan: “Marrëdhëniet tona kishin filluar të përkeqësoheshin. Berluskoni po bëhej një karikaturë e vetvetes. Sipërmarrësi brilant, politikani me energji të paepur, nuk ishte veçse një kujtim i largët. Episodi i trishtë i “Bunga-Bungës” kishte paralajmëruar një fund të palavdishëm. Përfitova nga ai udhëtim romak për të mbështetur kandidaturën e Mario Draghit në presidencën e Bankës Qendrore Evropiane. Draghi ishte kompetent, i hapur dhe i pëlqyeshëm. Bashkëpunimi i tij i gjatë me Goldman Sachs do të na kishte garantuar një qasje më shumë “amerikane” sesa “gjermane”. Një aspekt vendimtar në sytë e mi”.

Sarkozy kujton po ashtu krizën “vdekjeprurëse” financiare të nxitur nga mosbesimi ndaj bursave. Alarmi në Evropë ishte i përgjithshëm asokohe dhe me këtë klimë liderët mbërritën në nëntor, në G20 e Kanës.

Edhe presidenti amerikan Barack Obama dhe udhëheqësi kinez Hu Jintao ishin shumë të shqetësuar. “Samiti trajtoi kolapsin grek”, por – vëren Sarkozy – “në këtë pikë çështja primare ishte shpëtimi i ekonomisë së tretë më të madhe në eurozonë: Italia“.

Normat e interesit të borxhit publik nga qeveria në Romë ishin arritur në 6.4%, një nivel që konsiderohet i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm për qëndrueshmërinë financiare.

“Angela Merkel dhe unë vendosëm të thërrisnim Berlusconin për ta bindur atë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të provuar të qetësojë stuhinë në vazhdim”, rrëfen Sarkozy në librin e tij.

“Kryeministri italian filloi të shpjegonte se ne nuk e kishim kuptuar që nuk kishte rreziqe në tregjet ndërkombëtare, sepse borxhi publik italian ishte në duart e italianëve. Ai donte të krijonte më shumë borxhe që ta mbanin mbi supe vetëm bashkatdhetarët e tij. E gjithë kjo ishte mjaft delirante”, shton ish-presidenti francez.

Takimi më pas sipas rrëfimit është bërë gjithnjë e më i hidhur, pavarësisht se Berlusconi u përpoq të zbuste atmosferën me disa batuta klasike të tijat, të cilat Sarkozy i gjykon si “krejtësisht pavend“.

“Kishte një moment tensioni të madh mes nesh, kur më duhej t’i shpjegoja se ai ishte problemi i Italisë! Unë dhe Angela ishim të bindur se ai ishte bërë primi i rrezikut që vendi duhej t’u paguante zotëruesve të bonove të thesarit. Menduam sinqerisht se situata do të ishte më pak dramatike pa të dhe qëndrimin e tij patetik.

Orët ishin kritike. Ne duhej të sakrifikonim Papandreun (kryeministrin e Greqisë në atë kohë) dhe Berlusconin për të frenuar cunamin. Tregjet e kuptuan se ne donim dorëheqjen e Berlusconit. Ishte mizore, por e nevojshme”./m.j

Next Post
‘U kap duke vjedhur vota’/ Presidenti kroat kritikon ashpër presionin grek për çështjen ‘Beleri’: Në Greqi s’ka shtet të së drejtës

'U kap duke vjedhur vota'/ Presidenti kroat kritikon ashpër presionin grek për çështjen 'Beleri': Në Greqi s'ka shtet të së drejtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

Rama publikon pamjet nga kantieri i Bypass-it të Tiranës: Nyje strategjike që do të lehtësojë trafikun

November 9, 2026
Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

Arrestohet autori i grabitjes së bankës në Komunën e Parisit, dyshohet për një tjetër vjedhje

November 9, 2026
Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

Moti për sot me reshje shiu të dendura dhe shtrëngata

November 9, 2026
FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In