• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarkazma e Kryemadhit ndaj Berishës: Opozitën s’do e shihni me arkivole në krah!

by S M
26/10/2018 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një lidhje për “360 Gradë” në Ora News, u pyet për veprimet e mëtejshme të opozitës, duke theksuar se nuk mund të shkohet në Parlament për të qenë fasadë e Ruçit dhe Ballës. E pyetur nëse do të nisnin protestat, ajo tha se opozita nuk do t’i përdorë qytetarët siç bëri Rama më 21 janar.

Kryemadhi: Për mua zt.Rama nuk ka asnjë lloj vlere se çfarë thotë ai. Ka hyrë në rrugës që nuk ka kthim prapa. Nuk ka as rikuperim fizik dhe politik. Rikuperim mendor! Për fushat e kanabisit, ndërkombëtarët i mbyllën sytë dhe kujtuan se po pasurojnë fshatarët, në fakt pasuruan Edi Ramën dhe tre jesmenët e tij. Këto para i futën në trafikun e kokainës dhe heroinës, tani duan t’i fusin në kullat tek Teatri Kombëtar për t’i pastruar.

 

Zheji: Cilat do të jenë hapat e opozitës pas kësaj skandali?

Kryemadhi: Opozita nuk jep shfaqje në bulevard. Opozita është shumë e qartë në lëvizjet e saj. Ndoshta ju mund të jeni të pa duruar në rrëzimin e Edi Ramës. Edhe unë ndihem shumë e indinjuar për mënyrën se si qeveriset Shqipëria. Nëse ne kemi pasur liberalizimin e vizave, Edi Rama po ua kthen. Edi Rama ka premtuar 300 mijë vende pune, por sot 500 mijë shqiptarë kanë ikur. Krimi i organizuar ka të bëjë me jetën politike shqiptare dhe bizneset e mëdha që ndihen të rrezikuar. Nëse nuk do të kishim një opozitë të organizuar, nuk do të kishim një Edi Ramë që buçiste nga djersa dhe belbëzinte në Parlament.

Çollaku: Si e shihni qëndrimin e ambasadori të ri të BE dhe së dyti, a mendoni se qytetarët do të bëhen më radikal se ju dhe do të shkojë drejt trazirave sociale?

Kryemadhi: Për sa i përket bojkotit, nuk ka bojkotuar opozita. I vetmi që ka bojkotuar Parlamentin është Edi Rama. Më gjej një opozitë që shkon pesë herë për të zgjidhur krizën në reformën në drejtësi. Ke një opozitë që ka votuar për vettingun në polici dhe ligj për koncesionet. Kemi një komision hetimor për Saimir Tahirin në Parlament, institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë kthyer as edhe një letër të bardhë. 

Pse duhet të shkojë opozita në Parlament? Të bëhet fasadë e Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës. Mos prisni ju që opozita të mbajë kufoma njerëzish mbi supe. Kur shqiptarët të na e kërkojnë hapur për të dalë në rrugë, ne do të dalim në rrugë. Nuk do të përsërisim siç bëri Edi Rama më 21 janar ku vete shkoi e u fsheh.

Në kaq kohë të shkurtët ke një front opozitar kaq të gjerë dhe të madh.

Peka: Duket qartë që agjenda e opozitës është në varësi të përgjimeve. A keni dijeni që keni video të tjera dhe prisni që situata të bëhet më e nxehtë.

Kryemadhi: Unë nuk kam arsye të shpjegoj planin e opozitës. Ditën që opozita do të dalë në rrugë nuk ka kthim mbrapa.

Next Post
Video/ Ja si u arrestua monstra italiane e pedofilisë që strehohej në Tiranë

Video/ Ja si u arrestua monstra italiane e pedofilisë që strehohej në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com