• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SARANDE/ Vrasja te karburanti, Koçi: ‘Doja të vidhja, jo të vrisja Artanin’

by Java News
09/11/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Sarandës la dje në burg autorin e vrasjes së punonjësit të karburantit. Arqile Koçi u arrestua dy ditë më parë si autori i vrasjes së 44-vjeçarit Artan Hoxha, ngjarje e cila ndodhi në Qafë- Gjashtë. Prokurori Ilir Hoxha ka kërkuar “arrest në burg” pa afat për 27-vjeçarin nga Qeparoi, Arqilea Koçi, për veprën penale “vjedhje me pasojë vdekje”.

E njëjta masë u kërkua edhe për 33-vjeçarin nga Saranda, Mihal Leka, për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Masa e kërkuar për të dy ta ndaluarit është lënë në fuqi nga gjyqtari Alltun Çela, ndërsa ka vlerësuar të drejtë arrestimin e tyre.

Asnjëri nga të arrestuarit nuk kishin avokat mbrojtës për rrjedhojë vendosi gjykata avokaten Noreta Kalcuni. Të arrestuarit janë braktisur në sallë edhe nga familjarët, pasi askush prej tyre nuk kishte ardhur dje për të ndjekur seancën gjyqësore në ngarkim të tyre, ku do të vlerësohej masa e sigurisë.

27- vjeçari Arqile Koçi ka shfaqur shenja nervozizmi dhe ngarkesë emocionale gjatë seancës. Ai herë pas here kryente lëvizje, teksa rregullonte jakën e xhupit që kishte veshur. Ishte e njëjta veshje e asaj nate, kur i riu kreu edhe krimin e rëndë duke qëlluar me çifte dhe i mori jetën 44-vjeçarit Artan Hoxha. Gjatë seancës së masës së sigurisë e cila zgjati rreth 1.5 orë, Arqile Koçi mësohet të jetë shprehur se nuk kishte shkuar për të vrarë, por veçse për të vjedhur.

“Nuk shkova për të vrarë njeri, shkova vetëm për të vjedhur. U tremba kur ai (viktima) lëvizi nga vendi prandaj edhe qëllova. Kisha pirë në Qeparo, piva edhe në Sarandë. Te shoku shkova për të fjetur”, është shprehur i akuzuari për vrasje para trupit gjykues.

Pasi është dëgjuar dëshmia e dhënë prej tij, Gjykata vendosi ta lërë atë në burg. Të njëjtën masë vendosi edhe për 33-vjeçarin Mihal Leka, i ndaluar nga policia dy ditë më parë për veprën penale “përkrahje të autorit të krimit” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Mihal Leka mësohet të jetë shprehur se “e njoh që nga vera Arqilenë. Jemi njohur në plazh. Ai erdhi tek unë për të fjetur dhe unë ia hapa derën. Nuk dija gjë se çfarë kishte bërë, se edhe ai nuk më tha gjë. U habita kur erdhi Policia”.

ma.me

Next Post
Reshjet, Ministria e Bujqësisë: 1180 ha tokë nën ujë, Buna dhe Drini afër kuotave maksimale

OSHE: Si paraqitet situata e furnizimit me energji elektrike në zonat e përmbytura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com