Një banesë është përfshirë nga flakët në Sarandë. Ngjarja ndodhi sot rreth 12:35, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar, pranë vendit të quajtur “Lugu i Dardhës”. Sipas informacioneve që përcjell policia, mësohet se banesa është në pronësi të 55-vjeçarit me inicial D.D,.
Po të njëjtat burime pohojnë se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i gazit të frigoriferit. Bëhet e ditur se banesa njëkatëshe e përbërë nga dy dhoma, është djegur plotësisht, bashkë me orenditë shtëpiake, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
BW/d.i.