• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sarandë/ Rrëfimi i të plagosurit: “Ambulanca nuk erdhi kurrë, mjeku m’u kthye: Rri urtë se të lashë fare”

by Java News
28/06/2021 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
  • Marin Jano është i riu, kalimtar i rastit, i plagosur në atentatin e disa ditëve më parë në Sarandë ndaj pronarit të lokalit Orange. I gjendur mes plumbave ndersa kishte shkuar te pushonte në Sarandë, plagosja pa asnjë faj nuk ishte më e keqja që i ndodhi.

Ai rrëfen në këtë letër dërguar kryeredaktorit në DITA, çfarë i ndodhi më pas. Ai e ka titulluar rrëfimin e tij në mënyrë ironile “A ta boj dhe unë i pytje? A ke mo pytje?”.

Çdo mjeku që është marrë me këtë rast duhet t’i vij turp për sjelljen e tij. Jetojmë kohë të vështira, të gjithë kemi ngarkesat dhe problemet tona, por askujt, aq më pak një mjek apo një infermier nuk duhet t’i lejojë vetes të sillet si lacat e rrugëve që na janë shtuar shumë së fundmi.

 

Nga Marin Jano

Kam patur gjithmone një respekt e vlerësim të madh për punën e mjekëve e të infermierëve, të cilët kanë në dorë shëndetin dhe jetën tone. Une vetë kam në familje nje prej njerëzve me te dashur, gjyshen, e cila ka qene mjeke dhe ka nxjerrë përgjatë më shumë se 30 vjetëve me mijëra mjekë si pedagoge ne Fakultetin e Mjekesise (pa harruar dhe nje njeri tjetër te afërt timin, qe eshte aktualisht mjek).

Ne momentet kur humanizmi i tyre, ndershmeria, profesionalizmi, serioziteti është vënë ne diskutim, i kam mbrojtur me vendosmëri duke patur parasysh, me sa duket, modelet e gjalla te mjekeve qe kam ne familjen time. Por, pas asaj që më ndodhi fundjaven e kaluar, ku m’u desh te perballesha drejtpërdrejt me sherbimin tonë mjekesor, gjithcka m’u përmbys.

Kisha vendosur ta lija vapen mbytese te Tiranës për të kaluar nja dy ditë ne bregdetin e bukur te Sarandes. Duke u gdhirë 20 qershori, teksa po dilja bashkë me të dashurën nga një lokal i njohur në qender të qytetit, u ndodhëm sa hap e mbyll sytë në mes të një shkembimi zjarri me pistoleta e kallashnikovë. Një skenë që vetëm nëpër filma aksion e kisha parë.

U shtrimë menjëherë në tokë dhe, duke tentuar të futeshim poshtë një makine per t’i shpetuar bresherise se plumbave, u plagosa ne pjesen e fundshpines. Ashtu i plagosur e duke u zvarritur u riktheva në lokal për t’i ikur më të keqes e për të kërkuar ndihmë. Meqenëse askush nga klientët e lokalit, por dhe ata të sherbimit nuk m’u afruan, kujtoj t’i kem telefonuar vetë 2-3 herë urgjencës (112) dhe policisë (129). Urgjenca fillimisht nuk m’u pergjigj në telefon, kurse policia po.

Nderkohe qe gjaku rridhte e nuk dinte të mbaronte, duke shtypur plagën fort me dorë për të ndaluar hemorragjinë e teksa mundohesha te ruaja qetesine, vazhdoja t’i bija numrit të urgjencës. Dikur u përgjigjën e, ndërsa operatori me thoshte se ambulanca po vjen menjëherë, ajo nuk dukej e as dëgjohej kurrkund. Kaluan kështu mes ankthit e frikës gati 20 minuta, por ambulanca, sa isha aty, nuk erdhi kurre.

Sic më thane më pas, distanca mes vendit ku unë gjendesha, dhe spitalit s’ishte as 5 minuta larg me makinë. Dola atëherë përsëri jashtë lokalit, ku u gjendën dy djem trima, njeri prej të cilëve taksist, që më mori e me dergoi me urgjence ne spital.

Në gjendje shoku e me forcat që po më linin, kujtoj, megjithatë, që me shtruan ne dhomen e urgjences, ku nisën të më bënin serume, inxheksione dhe më pas nje skaner. Pas gati një ore me konfirmuan se isha plagosur me arme zjarri dhe duhet te nisesha me urgjence ne Tirane per te kryer nje nderhyrje kirurgjikale per te hequr plumbin, qe më ishte futur rreth 10 cm ne trup. Me të mbërritur në spitalin e Tiranës, përsëri skaner e më pas 3 orë në pritje të operacionit.

Nderkohe qe prisja, fillova te pyesja mjekun për gjithçka më shqetësonte lidhur me shëndetin, me jetën time, me operacionin. Pas gjithë asaj që kishte ndodhur, isha i traumatizuar. Mjeku, me sa duket, u bezdis shume nga pyetjet e mia, saqe ne nje moment m’u kthye: “Do rrish urte apo ta le fare? Ik ne vend tjeter po deshe dhe bej analizat dhe operacionin”.

U shtanga, pasi nuk e prisja nje pergjigje te tille. Kujtoj që i thashe: “Doktor, mundohu të tregohesh pak empatik dhe të me kuptosh! Vere veten ne poziten time per nje moment!“. Fjalet e mija ranë në vesh të shurdhër. Me mire te mos flisja fare dhe te gjithe frikën, presionin, ankthin ta mbaja perbrenda.

Ate bera, në fakt, e qepa gojen, s’fola me dhe prita deri sa më futën në sallë pas tre orësh. Operacioni shkoi mire dhe plumbi u hoq. Aty nga pasditja me çuan ne një dhomë në repartin e kirurgjisë, në katin e fundit, nën një terracë përvëluese, mes dritaresh e dyersh të hapura kanat, ku nuk gjeje një kondicioner për be.

Në atë nxehtësi sahariane ndejta 2 netĕ e 3 dite. Gjate kesaj kohe mjeku kaloi nga dhoma ku isha shtruar, vetem një here për pak sekonda dhe në këmbë. Një here tjetër komunikuam ne dhomen, ku ai rrinte, ku kisha shkuar t’i kerkoja disa dokumenta, me idenë për t’u transferuar ne nje spital privat. “Une t’i jap letrat, por here tjeter ik direkt ne spital privat e mos hajde te operohesh ketu”, më tha gjithë nervozizëm.

Ngela pa gojë. Te gjithe e dime se, kur aksidentohesh, kur plagosesh me arme zjarri, me thike, nuk ka asnje spital privat qe te merr persiper, pasi te tilla nderhyrje kryhen vetem ne spitalet shteterore të specializuara. Gjithësesi, mjeku qe kete gje e dinte, nuk hezitoi te ma thoshte.

Sa për infermjeret, fytyrat e tyre te ngrysura e indiferente binin në sy që larg. Punen e benin, por e benin sikur u kishe ndonjë borxh. Të dukej sikur i kishin sjellë me zor në atë punë. Kurrfarë përkujdesi të natyrshëm, devocioni, empatie, mirësjelljeje.

Kulmi arriti natën e pare pas operacionit, kur njërës prej tyre i kerkova te perdorja vetëm për një here tualetin e stafit, pasi ai në dispozicionin tone si pacientë kishte probleme. Por pergjigjja qe mora, ishte: “ Pse mër cun m**** tat do pastroj une?! Shko perdor banjon tate”.

Ngela pa fjale dhe ika kokulur, pa thene gjysmë fjale. Në atë mori infermierësh dallonin, për fat, edhe nja dy, nje grua dhe nje burrë, rreth të pesedhjetave, qe ishin si nata me diten me të tjerët. Profesionalizmi i tyre, kujdesi, perkushtimi, ishin te pashoq. Pyetjeve e shqetësimeve qe kisha, u pergjigjeshin pa hezitim e pa kurrfarë shenje bezdisjeje e përtese. Njerëz të tillë të mbajnë shpresën e besimin gjallë se njerëzillëku e profesionalizmi nuk janë varrosur përfundimisht në këtë vend.

Pas 3 ditesh, që m’u dukën si 3 vjet, qendrimit tim ne spital i erdhi fundi. Shkova te takoja mjekun e të merrja anamnezën bashkë me këshillat dhe mjekimin, që do të vazhdoja në shtëpi. Meqenëse ai thjesht më zgjati letrën ku kish shkruar gjithçka lidhej me mua, tentova të komunikoja duke i bërë disa pyetje. Përsëri e shfaqi hapur bezdinë, edhe pse me kthehu pergjigje, natyrisht ne menyren e tij.

“Faleminderit, doktor”, i thashë dhe bera të largohesha, kur zeri i tij me ndali: “Me fal, a ta boj dhe une i pytje?”. “Po, patjetër, doktor”, iu pergjigja habitur. “A ke mo pytje”, ma ktheu me nje nenqeshje ironike. “Jo, nuk kam me pyetje, doktor”, ia ktheva dhe u largova.

Të njohur e miq te familjes më thone: “Hë, se filani e ka gojën e hidhur, po si mjek është shumë i zoti”. Mendoj se te jesh mjek, mbi te gjitha duhet te jesh i sjellshëm, i komunikueshëm, njerezor, empatik. Përndryshe e bën pacientin të ndihet si viçi i radhës te kasapi, ashtu si u ndjeva dhe unë. DITA

 

Next Post
“Objektivi numër një, rrëzimi i regjimit”/ Basha: Demokratët mos të dyshojnë që 25 prilli ‘ishte masakër zgjedhore’

Basha në asamblenë e PPE: Ne demokratët do t'i çlirojmë shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

Drejt Kuvendit të Kosovës, muzikantë e aktorë – Gjashtë emra të njohur që hyjnë në garë për deputet

December 8, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

E kaluara, më e pasigurt se e ardhmja

December 8, 2025
“Mos të kruhen kot”/ Ceka: Akademia e Studimeve Albanologjike ishte kthyer vend qokash e interesash. Qeveria bëri mirë që…!

“Duhet një shkollë politike që…” / Ceka: Parlamenti është kthyer në ‘estradë’, me aktorë nga PS dhe duartrokitës nga PD!

December 8, 2025
Dashnor Sula bën premtimin: Nëse Berisha e mund Ramën në 11 Maj, do t’i puth këmbët

VIDEO-“Rama me mentalitet të përparuar! S’do qaj pas derës së Berishës, PD më përzuri”/ Dash Sula: Kam marrë oferta për t’u bërë..

December 8, 2025
“Do japin llogari!”/ Berisha sulmon demokratët që iu bashkuan “pushtetit”: Janë skllevër dhe injorantë

PD i mbeti Berisha, nostalgjia për vitin ’90 e pushtetin që s’vjen më

December 8, 2025
VIDEO-Pamjet e shtëpisë së Big Brother VIP/ Arjan Curri, Shpat Kasapi dhe Arbenita banorë? E zbulon moderatori

Big Brother VIP 5/ “E ardhmja është e shkruar…”-Zbulohet data e nisjes dhe moderatori i këtij “Reality Show”

December 8, 2025
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Ben Blushi rikujton 9 dhjetorin e ’90-s: Do isha o i alkoolizuar ose në burg! Protesta e studentëve, këpucët mbeten në baltë si…

December 8, 2025
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

“Berisha ia ‘preu kokën maces’ që në fillim”/ Lëvizja e Salianjit, Alibeaj: PD parti private!

December 8, 2025
Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

Greqi/ Përshkallëzohet dhunshëm situata! Përmbysin makinën e policisë, fermerët depërtojnë në pistën e aeroportit në Kretë

December 8, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

SPAK TV: Kërkesa e kohës për shqiptarët

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In