Katër shtetas grekë, mes të cilëve dy fëmijë të moshës 4 dhe 7 vjeç dhe dy të tjerë në moshë madhore, janë shpëtuar nga policia kufitare e Sarandës pas avarisë që pësoi mjeti i tyre i lundimit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Dhërmiut, ku motorbarka me të cilën ata udhëtonin pësoi një defekt.
Policia shqiptare ka ndërhyrë duke bërë të mundur shpëtimin e tyre. Sipas policisë, 4 shtetasit grekë të cilët kishin humbur kontaktet me rojet greke, u shpëtuan 2 milje larg në ujërat territoriale shqiptare pranë ishullit Fanon.
Redaksia Online
(JavaNews.al)