• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarandë/ Rama i kërkoi të tërhiqet nga gara për mos të ndarë votat e socialistëve, reagon ish kreu i PS: S’ka kthim prapa!

by Java News
06/05/2023 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjergji Mërkuri ish kreu i PS-së në Sarandë i cili tashmë kandidon  si i pavarur për postin e kryebashkiakut, ka refuzuar kerkesen e kryesocialistit Edi Rama për t’u tërhequr nga gara.

Në një reagim të bërë në rrjetin e tij social ‘facebook’, Mërkuri shkruan se nuk ka kthim prapa në garën ku ka hyrë, duke iu përgjigjur Ramës me sloganin elektoral që ky i fundit ka zgjedhur të përdorë gjatë kësaj fushate.

Mërkuri thekson se në këtë fushatë elektorale do të vendosin qytetarët dhe jo partitë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë mbështetësve të tij të djathtë dhe të majtë të flasin me secilin qytetar të Sarandës për të grumbulluar sa më shumë vota.

“Të dashur miq, slogani ynë i kësaj fushate elektorale për Bashkinë e Sarandës “Vendosin qytetarët, jo partitë”, bëri të kuptojnë qartë të gjithë aktorët politikë fitoren tonë në 14 maj. Ne jemi të bashkuar dhe me një ambicie të vetme, që në 14 maj të triumfojë qytetaria. Ne jemi futur në këtë garë që të fitojmë dhe ta çojmë Sarandën në një fazë tjetër zhvillimi, duke u bazuar në dashurinë që kemi për këtë qytet ku ushtrojmë aktivitetet tona jetësore të përditshme.

Ditën e djeshme Saranda u vizitua nga kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, duke dëgjuar fjalët e mira në adresën time dhe kërkesën e tij, ne si qytetarë i përgjigjemi me sloganin e tij të fushatës elektorale:

“NUK KA KTHIM MBRAPA, VETËM PËRPARA”.

Teksa na ndajnë dhe një javë nga data zgjedhjeve unë informoj të gjithë bashkëqytetarët e mi se fushata jonë vazhdon intensivisht dhe këtë javë. Ne do të jemi kudo, do të flasim me çdo qytetar që e do Sarandën, të majtë dhe të djathtë qofshin. Kjo nuk është një betejë poltike, kjo është një betejë për Sarandën dhe qytetarët do të triumfojnë në 14 maj. Ndaj këtë javë ftoj çdo mbështetës dhe simpatizantë, të flasë me këdo që mundet, të përcjellë mesazhin në çdo cep të qytetit, të unifikojmë forcat, pasi nga fitorja na ndan vetëm një javë”- shkruan Mërkuri në reagimin e tij.

Mbrëmjen e djeshme gjatë takimi përmbyllës për fushatën në bashkinë e Sarandës, Rama vlerësoi Mërkurin si një njeri të drejtë brenda PS-së në Sarandë të cilit i ndaj të cilit kishin bërë një gabim të madh dhe i kërkoi këtij të fundit të mos garojë veçmas dhe të shkaktojë ndarje të votës së socialistëve.

Në Sarandë PS kandidon me Olti Çaçi për kreun e bashkisë. Ndërsa Gjergji Mërkuri u fut në garë, ndonëse PS kërkoi në KAS perjashtimin e tij, me argumentin se Mërkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve për t’u futur në garë si kandidat i pavarur. Ndërkohë, Mërkuri akuzoi PS-ne se po u bën presion qytetarëve që kanë firmosur për hyrjen e tij në garë që të tërheqin firmat ose do i heqin nga puna./m.j

Next Post
“Pikë referimi e bashkëpunimi…”/ Spiropali në samitin e koalicionit shqiptar në Mal të Zi, takon Abazoviç

"Pikë referimi e bashkëpunimi..."/ Spiropali në samitin e koalicionit shqiptar në Mal të Zi, takon Abazoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Durrës/ Makina “fluturon” në kanal, dy vajza përfundojnë në spital (VIDEO)

Aksident në Durrës/ Makina “fluturon” në kanal, dy vajza përfundojnë në spital (VIDEO)

June 23, 2026
FIFA ndryshon rregullat e penalltive në Botëror, vetëm një short para gjuajtjeve

FIFA ndryshon rregullat e penalltive në Botëror, vetëm një short para gjuajtjeve

June 23, 2026
Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Nis protesta e 24 në Tiranë, kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

June 23, 2026
Manja për Goxhajn: Ultimatumet për qeverinë ia dha Teherani

Manja për Goxhajn: Ultimatumet për qeverinë ia dha Teherani

June 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Post protestë\ E pabarabarta s’bëhet e barabartë

June 23, 2026
Europa nën “kupolën” afrikane të të nxehtit! Alarm i kuq në Itali, Franca thyen rekorde dhe temperaturat arrijnë deri në 45°C

Europa nën “kupolën” afrikane të të nxehtit! Alarm i kuq në Itali, Franca thyen rekorde dhe temperaturat arrijnë deri në 45°C

June 23, 2026
Durrës/ Mbytet në det një 50-vjeçar

Durrës/ Mbytet në det një 50-vjeçar

June 23, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

June 23, 2026
Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Jetmir Pepa arrestohet në Dubai, pritet ekstradimi në Shqipëri! “Koka” e grupit kriminal trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

June 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Lëreni protestën të nxjerrë udhëheqësin e saj!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In