• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sarandë/ Policia shkatërron bandën e grabitësve, prangos 3 persona, publikohen emrat

by Java News
27/07/2017 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë e Delvinës dhe me Policinë Kufitare Greke kanë shkatërruar një grup personash që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Në pranga kanë përfunduar tre shtetas pjestarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Gjithashtu janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë,  telefona celularë, bizhuteri dhe një automjet me të cilin lëviznin shtetasit e arrestuar.

Në kuadër të  bashkëpunimit  me Policinë  Greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare Greke, se  në fshatrat e Igumenicës,  Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të  banesave, ku dyshohet se autorët mund të jenë shtetas shqiptarë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare , prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.

Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27.07.2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet  e Policisë kanë konstatuar një automjet   tip ”Toyota”   ku udhëtonin tre shtetas .

Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative  nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë  vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur ”Ura e Gajdarit”,  por  drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të,  nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe.

Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në  ”Qafë Gjashtë”, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.

Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.

Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit. Nga verifikimet e para të kryera nga Policia, në automjet rezultuan të ishin shtetasit:

– Gëzim E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjettit.

– Nel Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

– Alfred H., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në  çantë dhe në  automjetin tip Toyota ka rezultuar se kishte:  • 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”,  2 krehër pistolete me fishekë në brendësi • disa telefona celular • bizhuteri të ndryshme

Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K.B , i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë,  janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin  e shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, Prodhim dhe armëmbajtje  pa leje e armëve luftarake  dhe municionit”.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e  plotë të kësaj veprimtarie kriminale,  ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si  dhe për  të identifikuar dhe kapur nëse  ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.

ma.me

Next Post
Institucionet e reformës, nuk ka pushime për Krimet e Rënda

Institucionet e reformës, nuk ka pushime për Krimet e Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com