Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e së mërkurës.
Rreth orës 08:05, në fshatin Janjar ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor të fshatit Janjar, Konispol, ku për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin./b.d.










