Një mjet lundrues jaht i nisur nga ishulli i Korfuzit, është mbytur mesditën e sotme 2 milje larg nga bregdeti të Sarandës. Menjëherë pas lëshimit të alarmit ‘SOS’ në drejtim të jahtit është nisur policia kufitare e Sarandës. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që të shpëtohet pronari i jahtit, një shtetas italian. Ai ka deklaruar se ishte nisur për turizëm. Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e mbytjes së jahtit./a.meta