• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarandë, ka ra Kartagjena!

by Enkel Demi
25/07/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Enkel Demi

 

Koli ankohet se këtë vit në Sarandë sezoni ka nisur shumë vonë. Thotë që edhe ato ditët e shiut prishën shumë punë, por kurrë kaq vonë nuk ka nisur. (Të mendosh që edhe sot që u ktheva në Golem ia krisi shiu).

“Ç’të bëjmë tani? 35, ja 40 ditë sezon do të kemi!”

Me këto 40 ditë ai duhet të shtyjë gjithë vitin, ndërsa mbetesh pa fjalë dhe nuk di si ta ushqesh bisedën. Befas buzë detit një djalë me motorr uji bën dredha dhe hedh një curril përpjetë.

“Po ky?”, i them.

“Është nga ata që e hedhin shurrën përpjetë. Nuk e sheh? Ja përpjetë e lëshon. Ndjell femrat”, shton Koli që e ka zënë me gjithë botën.

Mua ky tipi i motorrit më duket tëpkë ai i vjetshmi, por këtë sezon është shumëfishuar, sepse janë kudo në çdo plazh si të klonuar. Pushuesit lahen gjithë kujdes dhe mundohen t’ia hedhin motorrit të ujit. Sa ai largohet pak nga bregu, pushuesit lëshojnë fëmijët në det, sa afrohet ndjellësi i çikave, pushuesit mbledhin cullët. Policia në këtë rast nuk di not.

“Janë të shtrenjtë shtretërit”, më thotë Sula nga Gostivari. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përse ata djelmosha të rinj rrinë me karta në dorë që thonë se japin oda me qira? Nuk mund ta kesh edhe të shtrenjtë, edhe bosh. Ka gjasa që shqiptarët këtë vit të jenë më të varfër.

Fundjavat e kësaj vere i bëj me më shumë dëshirë në Sarandë. Nuk vuaj në shëtitoren e rilindur të Vlorës, ani se kryetarit të Bashkisë do i mbetet qejfi që nuk po bëhem pjesë e këtij ndryshimi historik. Në Sarandë mbyllet si me çelës, në mesnatë zhurma që ca e shesin për muzikë. Në Sarandë kam afër Çamërinë. Nëse nuk kaloj kufirin kam Markatin, Ninatin, Konispolin. Në Sarandë njoh një tabor me njerëz.

Këtë fundjavë u krodha në Plazhin e Manastirit, atje ku gjendet Kristali. Gatuajnë pastër dhe lirë. Fjala vjen speca të fërguar e të mbushur me gjizë, lakra të egra me vaj ulliri e limon, sallatë me karota, qofte me lakra apo mish, supë peshku, një mal me peshk, ngjala, oktapod, karkaleca në zgarë, birrë, ujë, shalqi dhe kafe turke. Një gji që e gjen vetëm në filma ekzotikë dhe për tre vetë paguan 3000 lekë, ja po e çoj 3500 lekë.

Natën e kalova sërish tek Bouganville-t. Hoteli i ri është mishërim i Gaudí, i bukur sa të merr sytë. Eshtë festë e arkitekturës qysh në vendin ku pushon makina. Nuk po flas për dhomat, ambjentet e çlodhjes a pishinat me ujë të kripur, saqë e humba llogarinë sa ishin. Buzë detit gjen një mjeshtër të kuzhinës italiane që të përkedhel sedrën. Më rastis që të përzihem me aktorët e “Portokallisë”, ndërsa në mesoret e kompleksit dëgjoj gjithë gjuhët e botës. Më duket sikur jam në Kullën e Babelit.

Por, sezoni këtë vit ka nisur vonë dhe njerëzit janë më të varfër. Ankohen të gjithë, kurse shteti nuk lodhet e flet me sllogane. Hyrja e qytetit, në Qafë Gjashtë nuk është prekur sërish me dorë. Shkon në ato rrugë me dallgë, pluhur të bardhë dhe gropa. Asgjë në hyrje nuk të josh, teksa sheh njerëz të rrëmujshëm që kalojnë me qerre me motorra apo makina luksoze që ngrejnë tym në qiell. Koka të shkon në tavanin e mjetit, ndërsa banorët të urojnë mirëseardhjen, shteti ose fle gjumë, ose nuk e çan kaptinën.

Në fund shteti do të bëjë një llogari se këtë vit hyn kaq e aq turistë, kurse Koli bën hesapin e tij.

“O Kel, a i pe lajmet dje? U futën 20 mijë kosovarë në kufi. Të gjithë shkuan sa në Shëngjin, Velipojë a Durrës. Nuk erdhi kush në Sarandë, o Kel! Ka ra Kartagjena!”.

Next Post

SHBA- Konventa/ Partia Demokratike reagon ndaj rrjedhjes së emailave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In