Është zhvilluar sot në Sarandë seanca gjyqësore për mësuesin 60 vjeçar ndaj të cilit rëndojnë dyshime të forta pedofilie. Ai akuzohet për ngacmime seksuale ndaj të paktën 2 vajzave të moshës 11 dhe 10 vjeç. Rasti u bë publik në Report TV dhe pas publikimit Prokuroria e Sarandës filloi procedimin penal dhe me pas ka marre deshmitë e 2 vajzave të mitura. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për të, e cila u pranua nga gjykata. Por kjo e fundit ka shpallur moskompetencë për gjykimin pasi ka argumentuar se nuk ka seksion për të mitur.
ma.me