• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarandë, Basha: Rama e ka hallin tek skicat e veta, jo tek problemet e qytetarëve

by Java News
30/11/2016 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një vizite në Sarandë, kreu i PD lulzim Basha u tha simpatizantëve se Kryeministri Edi Rama e ka më të kollajtë që të merret me skicat e tij, sesa me problemet e shqiptarëve. Lideri i demokratëve premtoi përpara militantëve në Sarandë se hapja e PD-së është reale dhe se çdo mendim I qytetarëve vlen në të.

 “Ky është i vetmi Kryeministër në botë që e kalon kohën e tij në një zyrë i rrethuar nga skicat e veta dhe jo nga hallet e shqiptarëve që sa vijnë e shtohen. Dhe kur i duhet të dalë nga zyra e merr zyrën me vete. Dhe kur bën sikur ulet me popullin edhe vetë e keni parë merr karriget e luksit nga Kryeministria, karriget e kuqe me varak flori. Duhet që ne ti bindim shqiptarët që ky ndryshim është një ndryshim tek i cili gjithkush mund të besojë se gjithkush do të përfitojë. Detyra numër një e njerëzve të angazhuar në politikë është të jetojnë me të vërtetën e qytetarëve, është të jetojnë me të vërtetën e njerëzve, ky është misioni ynë. Si do ta bëjmë?! Duke fuqizuar qytetarin, duke kufizuar pushtetin. Bashkimi, hapja, komunikimi i përditshëm me qytetarët, njohja e halleve dhe problemeve të tyre janë tre procese që garantojnë që; refuzimi, zemërimi, depresioni të kthehen në shpresë, në besim dhe orientim për shqiptarët tek kjo forcë politike, forca e ndryshimeve të mëdha historike. Partia Demokratike edhe një herë është gati të marrë përsipër misionin e ndryshimit që po vjen”, tha Lulzim Basha.

Në lidhje me sektorin e bujqësisë Basha theksoi se subvencionet qeveritare nuk janë aty për fermerët por për një grsuht të vogël njerëzish të lidhur me qeverinë.

 “Subvencionet për bujqësinë nuk do ju përjashtojnë ju, ju do të merrni subvencione, do të merrni grante. Do të merrni para për të mbështetur prodhimin tuaj dhe po kështu ne do të ndërhyjmë për të ndërtuar infrastrukturën, për të mbyllur rrugët që kanë mbetur akoma pa mbyllur dhe për t’ju dhënë ju akses të plotë në treg. Kjo do të ndryshojë me qeverinë tonë, paratë janë. Në qoftë se paratë nuk shpenzohen për luks qeveritar, në qoftë se nuk ndahen me miqtë e kryeministrit ato mjaftojnë për të mbështetur bujqësinë; ato mjaftojnë për subvencione për çdo fermer në bazë të prodhimit”, siguroi Basha.

Në sektorin e turizmit, Basha u premtoi sarandiotëve se me ardhjen e tyre në pushtet taksa e TVSH-së do të ulet në 15%, dhe një vëmendje e veçantë do t;I jepet turizmit.

 “Ndryshimi i  legjislacionit në mënyrë të paparashikuar është një sëmundje e cila duhet të marrë fund. Nuk e drejtoj gishtin që të them e bëjnë vetëm këta, ka ndodhur edhe më përpara. Me qeverinë e ardhshme kjo do të marrë fund. E para ajo që ne kemi thënë për të gjithë sektorët është ulja e taksave. Në raport me TVSH-në ne do ta ulim për të gjithë Shqipërinë për të gjithë aktivitetin ekonomik nga 20% në 15%. Dhe po shqyrtojmë një shkallë të veçantë vetëm për turizmin”, tha Basha. /java/a.k

Next Post
Pacienti me të meta mendore hidhet nga ballkoni në QSUT

Pacienti me të meta mendore hidhet nga ballkoni në QSUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In