Policia e Sarandës ka arrestuar autorin e vrasjes së ndodhur gjatë natës në një pikë karburanti në fshatin Gjashtë.
Ai është Arqile Koçi, 27 vjeç, i cili vrau me çifte punonjësin e pikës së karburantit, për 60 mijë lekë.
Policia, e cila kishte bërë të ditur që më parë se e kishte identifikuar vrasësin, e cilësoi si person të droguar. Ai u arrestua në një nga hotelet e zonës.
d.i.