Dy javë pas grabitjes në një kazino në qytetin e Sarandës, Policia e këtij rrethi ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Sipas burimeve zyrtare janë vënë në pranga me akuzën për “Vjedhje me dhunë, të kryer në bashkëpunim” shtetasi Fatjon Xhelili, 26 vjeç dhe Ergis Iljazi, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.