• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saranda preferohet edhe në dimër, mbizotërojnë turistët nga Franca e Spanja

by A R
24/12/2024 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Sarandës kohët e fundit po tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë, duke u bërë kështu një destinacion perfekt për 365 ditë të vitit.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Arben Çipa, pohon se fluksi turistik vijon të jetë i lartë edhe ne këto ditë dhjetori.

E veçanta e këtij viti është se shumë turistë që kanë blerë apartamente po preferojnë që festat e fundvitit t’i kalojnë në bregdet.

“Prezenca turistike në mënyrë sporadike vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite, madje ajo çfarë është e veçantë janë turistët, të cilët janë bërë vendas tashmë. Ata disponojnë apartamentet e tyre dhe festat e fundvitit kanë zgjedhur t’i kalojë këtu. Kjo vihet re në shëtitoren e Sarandës, ku ata lëvizin dhe janë pjesë e qytetit. Ka ndryshuar koncepti dhe jeta e periudhës dimërore dhe kjo gjë e re për ta nxjerrë sarandjotin nga shtëpia është shumë e bukur,” thotë z. Çipa.

Gjatë kësaj periudhe Saranda po frekuentohet më tepër nga grupe turistike, kryesisht mosha e trete. Vizitorët qe vijnë janë nga vende të ndryshme, si francezë, spanjollë dhe gjermanë.

“Ata alternojnë turin kulturor duke nisur nga Tirana, Gjirokastra e Saranda në jug,” shprehet kreu i Shoqatës së Turizmit.

Saranda po shndërrohet në një prej vendeve më të bukura edhe në stinën e dimrit, ku vizitorë të shumtë do të mund të shijojnë çdo gjë në këtë qytet për festat e fundvitit.

Next Post
Berisha viziton Gjekmarkajn në spital, deputeti: Policët më morën frymën dhe…

Kaloi natën në QSUT pasi humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com