• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saranda, më shumë rezervime në Gusht se 2023-shin! Bizneset: Tymnaja për çmimet trembi vizitorët

by A R
08/08/2024 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saranda këtë verë nuk flet shqip. Në rrugica e plazhe dëgjohen gjuhë të ndryshme nga grupe turistesh që vijnë nga e gjithë bota.

“Gushti ka nisur ndryshe për këtë sezon në2 Sarandë. Së pasi për topologjinë e turistëve, ku vihet re një prezencë e madhe e atyre të huaj në krahasim me ata vendas. Por ajo që vihet re është edhe ndryshimi i çmimeve nga turoperatorët të cilët sigurisht kanë nxitur lëvizjen më shumë gjatë këtij muaji.”

Arben Çipa, kryetar i Unionit të Turizmit: Duhet ndjekur një strategji shumë më humane pa dyshim e lidhur me interesin, por padyshim duke patur kujdes pasi të gjithë përfaqësojnë këtë industri.

Edhe muajt Prill, Maj, Qershor, ishin plot, sipas tur opertaorëve. Korriku ndryshoi, me një stepje nga vizitorë kryesisht vendas. Disa operatorë e lidhin me tarifat e shërbimeve, e disa me tymnajën mediatike për abuzim me çmimet.

Vladimir Musei, operator turistik: Ky sezon ka nisu jashtëzakonisht mirë. Ka patur një ecuri të jashtëzakonshme mbas një tymnaje mediatike, por unë e them me bindje të plotë që ka një rënie të shqiptarëve, jo të të huajve. Rritje të të huajve dhe rënie të shqiptarëve.

Alma Nesturi, hoteliere: Nëse të gjitha hotelet do të kishin bërë një ulje çmimesh dhe oferta më tq mira patjetër për çdo gjë mund të kishte reflektuar për më mirë.

Kryetari i Unionin Turistik të Sarandës, pohon se Gushti, për nga rezervimet kapërcen me 15% Gushtin e 2023.

Arben Çipa, kryetar i Unionit të Turizmit: Na rezulton të jetë si vitin e kaluar me një rritje ndoshta 15%.

Ndërsa në Sarandë nga porti hyjnë mbi 3 mijë turistë në javë.

“Është hera e parë këtu dhe është shumë bukur,” tha një turist.

“Zgjodhëm të vijmë në Sarandë, më pëlqen shumë,” u shpreh një turist.

“Qyteti i mrekullueshëm, gjithçka është fantastike,” shtoi një tjetër.“Në Sarandë më ka pëlqyer deti sepse ka qenë shumë i pastër,” tha një pushues.

“Në Sarandë më ka pëlqyer deti sepse ka qenë shumë i pastër,” tha një pushues.

Saranda në verë shndërrohet tërësisht. Por motori i saj, siç thonë tur-operatoret, është Ksamili, plazhet e të cilit vazhdojnë të zenë faqet e para të mediave ndërkombëtare.

Arben Çipa, kryetar i Unionit të Turizmit: Në këtë moment jemi në situatë të mirë dhe rezulton që lëvizja ekonomike në tregun e Sarandës dhe të Ksamilit duken më fuqishëm.

Plazhet e ishujve, “Pasqyrat”, ai i “Pulëbardhave” e mjaft gjire të tjera, janë më të preferuarit, aq sa vështirë të gjesh vende bosh.

Numrat e muajit Gusht, thonë tur-operatorët, janë premisë e mirë edhe për Shtatorin, ku mjaft hotele janë të prenotuara dhe loja me ndryshimin e paarsyeshëm të çmimeve është një leksion i mësuar.

/a.r

Next Post
Jep rezultate ilaçi i ri kundër Parkinsonit, arrin të pakësojë dridhjet trupore të pacientëve

Jep rezultate ilaçi i ri kundër Parkinsonit, arrin të pakësojë dridhjet trupore të pacientëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Drejtësia e re i ka sytë me gjak dhe ndjek mediat e portalet

Rama: Askush s’mund t’ju hapë më telefonin pa vendim gjykate! Materialet që s’lidhen me hetimin do të asgjësohen

September 30, 2026
“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com