• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saranda magjeps australianët, futet në listën e 40 destinacioneve që duhen vizituar patjetër

by Java News
24/12/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saranda është një vendpushim në Rivierën Shqiptare, e cila është po aq e njohur për rrënojat arkeologjike dhe plazhet e saj. Shqipëria e meriton të jetë në listën e pushimit tuaj të ardhshëm, shkruan Business Insider Australia, në një artikull të fundit.

E titulluar ’40 destinacionet e nënvlerësuara në botë’, Shqipëria gjendet në listën e australianëve tashmë, duke u krenuar jo vetëm me rivierën dhe plazhin, por edhe më kulturën, trashëgiminë botërore pjesë të UNESCO-s etj.

“Ndërsa ju do të gjeni eshtrat e një sinagogë të shekullit të 5 në vetë qytetin e Sarandës, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që daton në kohët parahistorike ndodhet rreth 12 milje jashtë Sarandës. Vendi, Butrinti, gjatë historisë së saj funksiononte si një koloni greke, një qytet romak dhe një peshkop. Nëse preferoni të kapni disa rreze, disa nga plazhet më të njohura në zonë përfshijnë Plazhin e Pasqyrave, Santa Quaranta Beach dhe Plazhi i Pulëbardhës.”- thuhet në artikullin e BIA.

“Fotot e një shoku te Pulëbardha Beach ishin shtysë për vizitën time në Shqipëri dhe ia vlejti shumë”, shkruan një përdorues i TripAdvisor, citon media australiane.

Si një bonus shtesë, ishulli grek i Korfuzit është shumë pranë, vetëm përmes një udhëtimi të shkurtër me traget nga Saranda.

Destinacionet e tjera të përmendura në shkrim përfshijnë: Bergen Norvegji, ishulli Anguilla, Valparaiso në Kili, Liqeni Bohinj në Slloveni, Teksas SHBA, Alberta Kanada, Pulia në Itali, La Roque-Gageac në Francë, shteti i pasur i Liechtenstein, Extremadura në Spanjë etj.

Ky artikull vjen i dyti brenda javës, pas atij të medias së njohur zviceriane Tagesanzeiger, e cila theksonte se zviceranët pritet të mbushin plazhet shqiptare vitin e ardhshëm. Arsyet, sipas tyre, lidhen me faktin se operatorët turistikë kanë shtuar si destinacion Shqipërinë në programin veror 2019 dhe shpresojnë që të ketë sa më shumë rezervime.

a.çupaj

Next Post
Kakavijë, mbi 8 mijë shqiptarë e të huaj hyjnë në Shqipëri

Kakavijë, mbi 8 mijë shqiptarë e të huaj hyjnë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

Berisha nga Kuvendi i PD në Krujë: Protesta e ka bërë Ramën njeriun më të urryer! Jemi njerëz të sheshit dhe moralit!

September 16, 2026
“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

“Kam një problem”- Publikohen pamjet e Sterling dhe historia bëhet më e rëndë se një dënim (VIDEO)

September 16, 2026
Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

Majko përlotet pas vendimit për ish-liderët e UÇK, ish-kryeministri: Dramë njerëzore e jashtëzakonshme, mund të cenojë historinë!

September 16, 2026
VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

VIDEO/ Vendimi i Hagës për liderët e UÇK, protestuesit gjuajnë me gurë godinën e Qeverisë, arrestohet një prej tyre! Tubim edhe para Parlamentit

September 16, 2026
“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

“UÇK nuk është vetëm një emër në histori”- Sulmuesi i Kombëtares shqiptare reagon pas vendimit të Hagës: Liri që nuk erdhi falas!

September 16, 2026
EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

EMRAT/ I plagosuri me armë në Durrës është avokat, mister motivi! Policia në kërkim të autorit!

September 16, 2026
Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

Rrëzimi i akuzave për ‘krime kundër njerëzimit’ në Hagë, prokurorja West: Vendimi do të analizohet me kujdes! Asnjë mbi ligjin

September 16, 2026
“Pushtohet” nga shqiptarët Gjykata Speciale në Hagë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Dënimi i ish-liderëve të UÇK, deputetja e PDK thirrje për nisjen e procedurave institucionale për zhbërjen e Gjykatës Speciale

September 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

A u rrit turizmi këtë sezon në Shkodër dhe Pogradec?

September 16, 2026
Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

Vuçiç i pakënaqur me 81 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, del në konferencë dhe ankohet: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com