• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarajet e Tiranës dhe sarajet e opozitës

by Artur Ajazi
17/08/2021 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Zjarri i qëllimshëm tek Sarajet e Tiranës, ndoshta do të ishte rasti më i mirë për opozitën e vjetëruar, të niste sulmet idioteske ndaj qeverisë me kërkesën “autorët para ligjit”. Korit të deputeteve (femra) dhe “hetuesve” të SHQUP-it, ju bashkua dje edhe kryetari në detyrë i shtetit Ilir Meta. Edhe ai u deklarua se “inkurajoj SPAK, të nisë hetimet e menjëhershme për zjarrin tek Sarajet e Tiranës, dhe autorët të dalin para ligjit”. Nuk e kuptoj, ç’lidhje ka Partia Demokratike dhe Ilir Meta me Sarajet e Tiranës, ç’merakosje kanë ata për “qëllimet e mbrapshta të atyre që i vunë zjarrin Sarajeve të Tiranë” ? Ata në fakt kanë hallin e tyre. Duke u marrë me Sarajet e Tiranës, nuk merren me sarajet e tyre, me pronat e tyre, me pasuritë e tyre të panumurta, me miliona eurot e tyre në bankat e vendit dhe ato europiane. Sarajet e Tiranës, janë “sebepi”, për të humbur vëmëndjen nga zjarri në Malin e Tomorrit, të Korabit, të Tërbunit, nga zjarret e panumurta të çdo qarku që u ndezën “papritur” si me telekomandë. Sarajet e Tiranës, dhe “mbrojtja” që atyre u bëjnë Partia Demokratike (përmes Albana Vokshit) apo dhe Ilir Meta në pozicionin e kryetarit të shtetit në detyrë, janë “gjethja e fikut” që opozita e vjetëruar dhe arrnuar, përpiqet ti bëjë alarmit të vet. Ata e kanë me Edi Ramën, por në fakt duhet ta kishin me Sali Berishën. Ilir Meta e ka në fakt me Lulzim Bashën,por përpiqet të dalë si “mbrojtës” i Sarajeve të Tiranës dhe maleve të gërryera nga mermeri që u ndezën flakë nga dorë kriminale. Shqiptarët e dinë mirë se, “Sarajet” e vërteta janë në tapitë e pronave të panumurta që kanë drejtuesit e opozitës,në pasuritë marramendëse që ka Ilir Meta, dhe pamundësinë për ti justifikuar ato.

Burimi i pronave dhe sarajeve të kupolës pushtetndjellëse të opozitës së vjetër, janë zhvatja e pasurive dhe parave të taksapaguesve shqiptarë. SPAK-u, në të vërtetë duhet t’ja nisë nga ata që erdhën në Tiranë me valixhe druri, dhe sot kanë një taborrë me roje dhe shërbëtorë, që kanë sot një pasuri sheikësh, që mund të bëjë Shqipërinë nga e para, ndryshe nuk ka bërë asgjë. Sarajet e vërteta, janë ato që nuk duken, janë ato që janë fshehur përmes emrash të rremë (mes tyre dhe drejtues mediesh) por që në fakt u përkasin ish-pushtetarëve, disa prej të cilëve presin me ankth lajmin e zi nga DASH, për tu shpallur pas Berishës “non-grata” në SHBA. Askush nuk foli për zjarret që mbuluan qytetet dhe fshatrat tona, për aktet heroike të zjarrfikëve dhe ushtrisë, për punën e madhe të helikopterëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe atyre të ardhur nga 2-3 vende të Bashkimit Europian në shuarjen e tyre. Askush nuk u deklarua kundër elementëve kriminalë të arrestuar nga Policia e Shtetit për akuzën e “zjarrvënies së qëllimshme”, por të gjithë të korruptuarit dhe hajdutët e djeshëm u morën me “qeverinë Rama dhe mungesën e masave ndaj situatës”. Njerëz që nuk kanë bërë kurrë, 1 lek punë në jetën e tyre, por që sot kanë miliona euro pasuri, njerëz që kanë 30 vjet që zhvasin dhe mashtrojnë individë dhe institucione, gjejnë rastin dhe kanë kurajon ti sulen qeverisë dhe kryeministrit Rama, duke nxjerrë zbuluar formimin e tyre idiotesk, thjesht për ti shërbyer kryetarit apo pagadhënësit.

Natyrshëm lind pyetja, si nuk bie kurrë zjarri tek sarajet e pashallarëve të opozitës, tek vilat dhe pallatet e tyre, tek fermat dhe resortet e tyre, por bie pikërisht tek pasuria e shqiptarëve dhe shtetit, si të ishte mall belik. Sa për merakun e Ilir Metës, lidhur me “nisjen e hetimeve nga SPAK-u për Sarajet e Tiranës”,mendoj se frika dhe ankthi, si dhe gjumi me ëndërra të frikshme muajt e fundit, kanë ndryshuar thellësisht perceptimin mendor të atij njeriu, mbi funksionimin e organeve të reja të drejtësisë.Kjo për faktin,sepse SPAK-u zoti Meta, u krijua të merret me “balenat e pushtetit”, mos e harro kurrë këtë…

Next Post
Rifillojnë fluturimet në aeroportin e Kabulit, evakuohen diplomatë dhe civilë

Rifillojnë fluturimet në aeroportin e Kabulit, evakuohen diplomatë dhe civilë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In