• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sapo të fillojë lëvizja do krijoj parti të re”/ Gjoni: Rama-Meta kuptohen me një shkelje syri, Basha dezhurn

by Java News
27/04/2020 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv u shpreh se në momentin që do të rihapet qarkullimi dhe lëvizja nga njëri qytet në tjetrin do të zbresë në bazë për të dëgjuar qytetarët për të grupuar shqetësimet e tyre në krijimin e një partie të re politike.

“Populli do të dalë kundër, populli shqiptar është shumë i zgjuar dhe po pret krijimin e alternativës së duhur, kjo na takon ne. Shqiptarët duna alternativa të reja dhe është roli ynë ti japim shpresë këtij segmenti në zgjedhjet e ardhme por se cfarë forme do të marrën nuk jam në gjendje ta them. Në këtë momente është detyra jonë për ta krijuar këtë alternativë, është detyra jonë që në momentin që hapet lëvizja e lirë e njerëzve të fillojmë një dialog mbarëkombëtar, të bisedojmë me njerëzit në bazë, se cfarë duan nga ne dhe cfarë roli duhet të luajmë për të përfaqësuar interesat e tyre më mirë në parlament” tha Ralf Gjoni.

Gjoni shpjegoi edhe arsyen se përse ishte kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

“Nuk jemi ndër vendet e prekura rëndë nga COVID, por nuk shoh arsye për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore se është një mesazh i keq për qytetarët. Qeveria në vend që të miratojë një paketë të paktën 50 mln euro për biznesin, bën populizëm me rroga ministrash dhe deputetësh për 50 mijë euro në muaj për kursyer. Qytetarët ti bëjnë presion qeverisë për të hapur rrugën për energjie të reja. Shumë prej masave i kam mbështetur, por qeveria nuk ka asnjë plan për të dalë nga kriza dhe roli jonë është të evidentojmë pikat e zeza dhe kritikat tona e ndihmojnë qeverinë për të dalë nga kriza. Kriza ekonomike që do të përballemi do të jetë shumë e rëndë” tha ai.

Por përse e kritikoi rolin e presidentit në dialogun për ndryshimet e Kodit Penal dhe si e shikon marrëdhënien e re mes kreut të shtetit dhe qeverisë? “Unë nuk jam marrë me Ilir Metën, evidentova një fakt, si Presidenti dërgon një letër në parlament për një ndryshim në Kodin Penal, që vërtetë ka mangësi, por nuk është momenti i krizës për të ndryshuar me një procedurë të përshpejtuar. Tani në këto momente qytetarët kanë nevojë për mbështetje, por qeveria ofron masa të rrepta duke nxjerrë në rrugë projektin e frikës.

Nuk është Presidenti që duhet të ofrojë amendime, dekreton, ka rolin e vulës së noterit. Sa i përket marrëveshjeve, më lejoni të bëj një korrigjim. Mediat flasin për marrëveshjen e radhës, ne pak deputetë që kemi mbetur atje që bëjnë opozitë të pastër. Këta të tre kanë marrëveshje që prej fillimit prej 20 ditëve të fundit janë marrë vesh shumë mirë me një shkelje syri në ajër, sfida e shqiptarëve është për të prishur këtë trinom dhe për të hapur rrugën për një sinqertë të ndershme vitin që vjen për t’u dhënë shpresë shqiptarëve” tha ai.

Por kjo shkelje syri, sikur tha ai, a do të thotë se Presidenti nuk do të shkarkohet nga Komisioni Hetimor? “Arsyeja pse nuk kam marrë pjesë në një votim për shkeljet e presidentit dhe i kam kundërshtuar që vjen ka qenë sepse është e qartë loja që po luhet, teatër psikologjik, nuk ka pasur arsye për të shkarkuar presidentin, mund të ketë luajtur keq, por jo shkelje të Kushtetutës. E dija që vjet që Meta nuk do të shkarkohej, qeveria nuk e ka pasur ndërmend, e kanë përdorur si shkop për presion. Këtë lojë e ka luajtur Berisha shumë mirë që është babai i kësaj, edhe Rama dhe Meta më pas. Fatmirësisht ka ardhur fundi i kësaj loje të pisët“.

Për Lulzim Bashën, Ralf Gjoni ka një sfidë. “Lulzim Basha është dezhurn në krye të një partie që braktisi parlamentin. Nuk kam asnjë lloj opinioni për Bashën, nuk po luan asnjë rol. Po ja mbajti se të bjerë dakord për të hapur listat dhe të garojmë hapur dhe e shikojmë sa marrin PD, PS apo LSI apo ndonjë parti që mund të krijohet nesër”.

Por a do të bashkohet me opozitën nëse rikthehet në protestë? “Jo, Shqipërisë i duhet bashkëpunim nga të gjithë faktorët për të kaluar krizën e koronavirus, që është edhe krizë e e madhe, pasi të kalojmë krizën mund të flasim për opozitë rruge. Në këto momente duhet bashkëpunim për të kaluar krizën” përfundoi ai./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Moderatori shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Më hidhnin thonj dhe flokë të lidhura tek dera

Moderatori shqiptar tregon si e përndiqnin femrat: Më hidhnin thonj dhe flokë të lidhura tek dera

Comments 1

  1. s.h. says:
    6 years ago

    Nuk vlen Ralf; nuk vlen per politike, sepse je treguar agresiv dhe harbut; aq me shume qe edhe Meta, te kishte dhe nuk te perfshiu ne listen e tij; mund tekonkurosh me R.Hajdarin per budallalleqet qe percjell.

    Reply

Leave a Reply to s.h. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

Armëpushimi i Pashkëve rezulton jetëshkurtër, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes

April 12, 2026
Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

Viktor Orban përballet me sfidën më të fortë në zgjedhjet historike në Hungari

April 12, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In