Deputetja demokrate Jorida Tabaku ne Parlament ka shpjeguar firmen e Lulzim Bashes ne 2010-en per dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.
“Eshte inventar i pronave te sindikatave. Dokumenti i firmosur nga Ministri i Brendshem Basha eshte raporti per inventarizimin e 115 pronave te sindikatave, kryesisht kampe punetoresh. Nuk ekziston asnje dokument tjeter, asnje vendim qeverie, pervec identifikimit te pronave te sindikatave. Edi Rama nuk na ben dot pis me krimin qe e ka vete ne mbrojtje”, tha Tabaku.
Ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taluant Balla i cili sot ne Kuvend akuzoi liderin e demokrateve se Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit. Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho.
Ai tha në Kuvend se “Edi Rama nuk mund ta fshehë se Balili u emërua drejtor i rëndësishëm në Sarandë nga qeveria e tij, se u fuqizua si pjesë e krimit të organizuar gjatë qeverisë së tij, se u njoh si Eskobar i Ballkanit gjatë qeverisjes së tij dhe se vazhdon të jetë i lirë, pavaresisht së ndaj Balilit ka urdhër arresti ndërkombëtar”!
MA.ME