• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanna Marin pëson disfatë në zgjedhjet në Finlandë

by A R
03/04/2023 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka humbur betejën e saj për të qëndruar në pushtet pasi partia e saj e qendrës së majtë Social Demokratike u mposht ngushtë nga rivalët e saj konservatorë dhe të djathtë.

Me të gjitha votat e numëruara, partia e krahut të djathtë të Koalicionit Kombëtar (NCP) fitoi 20.8% të votave, me partinë populiste, që mori 20.1% ndërsa SDP e Marin mori 19.9% ​​të votave. Pjesëmarrja në votime ishte 71.9%. Asnjëra prej partive nuk do të jetë në gjendje të formojë vetëm një qeveri. Më shumë se 2,400 kandidatë nga 22 parti konkurruan për 200 vendet në parlamentin e vendit nordik.

“Është një arritje vërtet e mirë, edhe pse nuk përfundova e para. Demokracia ka folur, populli finlandez ka hedhur votën e tij dhe festimi i demokracisë është gjithmonë një gjë e mrekullueshme. Ne kemi arsye të mira për të qenë të lumtur për këtë rezultat”.

Udhëheqësi konservator finlandez Petteri Orpo pas fitores u shpreh se partia e tij siguro një mandate shumë të madh. Për javë të tëra, të tre partitë kishin qenë pothuajse të barabarta në sondazhe. “Unë mendoj se finlandezët duan ndryshim. Ata duan ndryshim dhe tani unë do të filloj negociatat me të gjitha palët,” u shpreh Orpo.

Kryeministrja e Finlandës vazhdon të ketë vlerësime të larta në sondazhe për drejtimin e Finlandës drejt hyrjes së menjëhershme në NATO dhe menaxhimit siç duhet të pandemisë Covid-19. Shumë finlandezë e shohin atë si një figurë polarizuese. Ajo u kritikua ashpër vitin e kaluar kur u shfaq një video e saj duke kënduar, kërcyer me dyshimin se kishte konsumuar lëndë narkotike  në një festë. Mbështetësit asokohe u shprehën se kritikat ndaj saj ishin seksiste dhe të gjitha  gratë në të gjithë Finlandën dhe botën shpërndanë video të tyre duke kërcyer në solidaritet me kryeministren.

Përkundrazi, Petteri Orpo nuk ka asnjë nga cilësitë si Sanna Marin dhe sipas ekspertëve preferon që të ndjekë karrierën pa dalë jashtë kornizave të tij. Orpo ka premtuar të ulë shpenzimet për përfitimet e papunësisë dhe strehimit.

/a.r

Next Post
Dalja e Serbisë në bregdetin malazez

Dalja e Serbisë në bregdetin malazez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In