• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sanksionimi i politikanëve që promovojnë bashkimin Kosovë-Shqipëri”/ Flasin ekspertët: Burim i paqëndrueshmërisë në Ballkan

by Java News
20/01/2022 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sanksionet, të cilat raporti i Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe Qendrës Wilson ia rekomandon administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë, që me deklaratat e tyre promovojnë bashkimin e të dyja shteteve, nuk janë masa realiste, vlerësojnë njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo.

Raporti është publikuar më 18 janar, me titullin “Nga kriza në konvergjencë – Strategjia për të trajtuar paqëndrueshmërinë dhe burimin e saj në Ballkan”.

Një nga kontribuuesit e këtij raporti, ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), e sheh si opsion real mundësinë që administrata amerikane të vendosë sanksione ndaj politikanëve që promovojnë “bashkimin” e Kosovës dhe Shqipërisë.

Maliqi: Sanksionet nuk duken si masa realiste

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, redaktor dhe bashkëthemelues i blogut “Sbunker”, mendon ndryshe…

“Ideja e sanksioneve ndaj zyrtarëve që e promovojnë bashkimin mes Kosovës dhe Shqipërisë propozohet si një prej masave në rast se ndodh ndryshimi i propozuar rrënjësor ndaj politikës rajonale. Por, edhe kjo lloj mase nuk duket realiste. SHBA-ja nuk e ka praktikë të sanksionojë opinione. Në raste të tilla praktikohet shmangia e vizitave ose izolimi politik”, thekson Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Milo: Deklaratat nuk janë shoqëruar me veprime dhe politika konkrete

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, thekson që administrata e presidentit Biden, muajin e kaluar bëri të ditur kriteret mbi bazën e të cilave ajo bën vlerësimin e veprimtarisë të personaliteteve politike kudo në botë, përfshirë Shqipërinë e Kosovën.

Siç thotë ai, kjo administratë ndërlidh gjithçka me efektet negative që veprimtaria e atyre personaliteteve politike ushtron në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në përputhje me shkallën e kësaj veprimtarie negative, sipas Milos, administrata amerikane vendos sanksione.

“Deklaratat në vetvete nuk mund të jenë penalizuese për sa kohë që nuk shoqërohen me veprime konkrete që cenojnë këtë siguri. Të tilla deklarata kanë bërë thuajse të gjithë udhëheqësit politikë e shtetërorë të Kosovës e të Shqipërisë. Por, ato nuk kanë qenë të shoqëruara me veprime e politika konkrete që cenojnë stabilitetin rajonal apo atë ndërkombëtar. Kanë qenë e mbeten më tepër ushtrime patriotizmi folklorik për konsum të brendshëm”, thekson Milo.

Peci: Deklaratat si burim i paqëndrueshmërisë në Ballkan

Një nga pjesëmarrësit në përpilimin e këtij raporti, ish-diplomati nga Kosova, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), thotë për Radion Evropa e Lirë se baza për sugjerimin për kërcënime me sanksione, por edhe vendosje të sanksioneve ndaj politikanëve që promovojnë bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, ka të bëjë me atë se deklarata në këtë frymë “në disa raste jepen edhe nga bartësit e institucioneve të të dyja vendeve dhe si të tilla, shndërrohen në burim të paqëndrueshmërisë në Ballkan”.

Mundësinë që rekomandimet e raportit të Institutit për Politika të Jashtme të Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson, për vendosjen e sanksioneve nga ana e SHBA-së për politikanët që promovojnë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, Peci e sheh si opsion shumë real.

“Në një të ardhme të afërt, nëse aktorët kryesorë politikë nuk i ndryshojnë qëndrimet e tyre politike, unë mendoj që ky opsion është shumë real, sepse, praktikisht, një retorikë e tillë e pengon stabilizimin e Ballkanit, por edhe arritjen e zgjidhjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson Peci.

Lulzim Peci, po ashtu, vlerëson se nga politikanët në Shqipëri dhe Kosovë nuk ka veprime konkrete që çojnë drejt realizimit të idesë së bashkimit të të dyja shteteve. Por, sipas tij, as deklaratat në këtë frymë, nuk duhet neglizhuar.

“Një fjalor i tillë i dëmton interesat e të dyja vendeve. Këtu qëndron problemi. Pavarësisht se a bëhet për popullizëm apo për çfarëdo tjetër, çdo gjë që sot thuhet përbrenda (vendit), ajo i transmetohet edhe bashkësisë ndërkombëtare. Sot nuk janë të kufizuara audiencat, që të themi se kjo gjë vlen për brenda dhe diçka tjetër vlen për jashtë”, shprehet Peci.

Ai shton se raporti i Institutit për Politika të Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson hyn në domenin e punës që institucionet hulumtuese bëjnë për të ndihmuar proceset e politikë-bërjes. Siç thotë ai, ka raste kur rekomandimet e tyre merren parasysh, por ka raste edhe të kundërta.

A ndikojnë raportet në përcaktimin e politikave të vendimmarrësve?

Agon Maliqi vlerëson se raporte të tilla prodhohen rregullisht në Uashington nga institutet që merren më rajonin dhe ato konsultohen nga vendimmarrësit, por nuk i përcaktojnë politikat.

“Në komunitetin e instituteve ka edhe dallime në mendime mbi politikën në raport me Ballkanin, që shpesh i reflektojnë edhe rrymat ideologjike të instituteve”, thekson Maliqi.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Paskal Milo, thekson se Instituti për Politika të Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendra Wilson, janë institucione joqeveritare dhe ato nuk i përcjellin ose shprehin politikat zyrtare të SHBA-së. Me raste, ato përçojnë një mesazh të caktuar.

“Aktualisht ky mesazh ka kuptim, sepse siç dihet, në Ballkanin Perëndimor e konkretisht në Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi , Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ka një rritje të tensioneve ndëretnike. Politikanë të caktuar në këto vende për kapital të brendshëm politik kanë shtuar deklaratat e veprimet me përmbajtje të theksuar nacionaliste”, thotë Milo.

Raporti i Institutit për Politika të Jashtme i Universitetit Johns Hopkins dhe Qendrës Wilson për strategjinë se si të trajtohet paqëndrueshmëria në Ballkan, përmend se burimi i paqëndrueshmërisë ka nisur tri dekada më parë, duke thënë se shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë mund të përfundojë aty ku filloi, në Kosovë./REL/m.j

Next Post
“Priti Erdoganin në ditën e vdekjes së armikut të betuar të turqve”/ Mediat greke, jehonë reagimit të Ramës për vizitën e presidentit turk

“Priti Erdoganin në ditën e vdekjes së armikut të betuar të turqve”/ Mediat greke, jehonë reagimit të Ramës për vizitën e presidentit turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Veliaj jep lajmin për 1500 familje në Tiranë: Kredi të buta për shtëpi të reja, lista për miratim më 29 tetor

October 27, 2026
Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

Karakaçi: Zgjatet edhe me 5 vite marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit Shqipëri-Itali

October 27, 2026
Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

Merz: Rusia dhe SHBA-të nuk mund ta zgjidhin luftën në Ukrainë pa bashkëpunimin me Kievin dhe Evropën

October 27, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Maskat” kërkojnë destabilizim, protestat drejt shuarjes/ Leka: Berisha ka bërë autogol, opozita nuk e dënoi dhunën

October 27, 2026
Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In