• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksionet të ashpra në fuqi por… Evropa vazhdon të importojë gaz natyror dhe naftë nga Rusia

by Java News
02/03/2022 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet perëndimore po vazhdojnë t’i paguajnë Rusisë qindra miliona dollarë çdo ditë për importet e gazit dhe naftës, pavarësisht sanksioneve të ashpra të vendosura ndaj sektorit bankar dhe atij të aviacionit pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës. Rreth 40 për qind të nevojave energjetike Evropa i përmbush me importe nga Rusia. Udhëheqësit perëndimorë po përpiqen të gjejnë alternativa të tjera.

Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj bankave kryesore të Rusisë. Pasuritë e oligarkëve rusë janë ngrirë dhe atyre u është ndaluar udhëtimi në vendet perëndimore. Avionët rusë nuk lejohen më të fluturojnë në hapësirën ajrore të Evropës.

Por, gazi natyror dhe nafta ruse vazhdojnë të rrjedhin në drejtim të Evropës pa ndërprerë. Evropa po paguan qindra miliona dollarë në ditë për importimin e këtyre burimeve energjetike nga Rusia.

Ministrat e ekonomisë dhe mjedisit të vendeve të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel të hënën për të diskutuar alternativat ndaj kësaj varësie.

“Çdo ditë ne shpenzojmë 350 milionë euro që ia japim sistemit rus, që ata të mund të investojnë në armë, të cilat sot po godasin qytetin e Kievit dhe zona të tjera. Për arsye klimatike dhe për sigurinë e njerëzve tanë, ne duhet të rivlerësojmë këtë varësi tek lëndët djegëse fosile”, tha ministri irlandez i mjedisit.

Por Rusia përmbush një të tretën e nevojave për gaz natyror të Evropës, dhe shifrat e fundit tregojnë se importet ruse janë rritur në fakt që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës. Çmimi në rritje e bën tregtinë edhe më fitimprurëse.

“Unë mendoj se Perëndimi do të përpiqet të vazhdojë të shmangë vendosjen e sanksioneve ndaj sektorit rus të naftës dhe gazit natyror”, thotë Douglas Rediker, studiues në Institutin Brookings.

Gjermania është ndër vendet e BE-së më të varura nga energjia ruse. Ajo ka njoftuar tashmë pezullimin e gazsjellësit rus “Nord Stream 2”, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 11 miliardë dollarë.

“Duhet të mendojmë për të ardhmen. Gjermania do të ketë nevojë për më shumë gaz natyror, sepse prodhimi vendas është në rënie. Ne do të kemi nevojë për më shumë termocentrale me gaz natyror sepse do të përdorim më shumë gaz natyror edhe në sektorë të tjerë industrialë për të arritur objektivat klimatike. Dhe ne duhet t’i përgjigjemi pyetjes, “nga do të vijë gazi natyror në të ardhmen?”, thotë Timm Kehler drejtor i Shoqatës së Gazit Natyror “Zukunft Gas”.

Gjermania ka njoftuar planet për ndërtimin e dy terminaleve të gazit natyror të lëngshëm për të diversifikuar furnizimin me energji. Importet e gazit natyror të lëngshëm në Evropë arritën një rekord të ri në janar dhe gati gjysma e kësaj sasie u importua nga Shtetet e Bashkuara.

Gjermania është zotuar të mbyllë termocentralet e saj bërthamore deri në fund të këtij viti dhe të gjitha termocentralet me qymyrgur deri në vitin 2030. Qeveria tha se këto vendime mund të anulohen pas sulmit rus të Ukrainës.

Kontinenti duhet të përshpejtojë kalimin tek burimet e energjisë së rinovueshme, thotë ish-sekretari gjerman i mjedisit dhe energjisë, Rainer Baake.

“Duhet të ketë një mesazh shumë të qartë për Rusinë tani: ne nuk e duam gazin dhe naftën tuaj në të ardhmen. Do të jetë e dhimbshme sepse çmimet ndoshta do të jenë më të larta. Por kjo është e vetmja mënyrë për të çliruar veten nga kjo varësi nga lëndët djegëse fosile dhe për të përdorur burimet e rinovueshme të energjisë në vend të lëndëve djegëse fosile”, thotë ai.

Ndërkohë, gjigantët e energjisë, përfshirë kompaninë holandeze “Shell” dhe atë britanike “BP”, kanë njoftuar se do të shesin aksionet e tyre në firmat ruse të naftës me vlerë miliarda dollarë. Edhe kompania amerikane ExxonMobil ka deklaruar se do të tërhiqet nga një projekt i saj i naftës dhe gazit natyror me vlerë 4 miliardë dollarë dhe planet për investime të tjera në Rusi./Zëri i Amerikës/m.j

Next Post
Drejt vdekjes për 550 dollarë / Majori rus i kapur rob: As nuk e dinim se ku dhe pse po shkonim…

Drejt vdekjes për 550 dollarë / Majori rus i kapur rob: As nuk e dinim se ku dhe pse po shkonim...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com