• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksionet ndaj Rusisë/ Komisioni Europian, kritika disa vendeve anëtare: Mos i jepni rusëve “pasaporta të arta”

by Java News
28/03/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian kanë goditur rëndë jo vetëm ekonominë ruse, por edhe pasurinë personale të oligarkëve rusë afër Kremlinit.

Por disa prej tyre kanë arritur të shpëtojnë pjesë të pasurisë së tyre marramendëse për faktin se të paktën zyrtarisht, ata nuk janë më nënshtetas rusë.

Ata kanë përfituar nga politika tejet liberale e disa vendeve të BE-së për dhënien e nënshtetësisë, e bazuar jo aq në vitet e rezidencës dhe të një përfshirje sociale të qartë në atë vend, por me paratë që sjell.

Është rasti i vendeve si Bullgaria, Qipro dhe Malta, ku të paktën këto të fundit nuk janë vetëm parajsa fiskale, por edhe parajsa për ato që dëshirojnë të shndërrohen në qytetarë të BE-së në kohë të shpejtë, duke investuar disa qindra mijëra euro në atë shtet.

“Pare xhepi” për oligarkë me asete që vlejnë miliarda euro, por tashmë tejet të rëndësishme për të mënjanuar sanksionet perëndimore dhe për të udhëtuar lirshëm.

Sot Komisioni Europian kanë kritikuar ashpër praktikën e këtyre vendeve, të cilësuar si “pasaportat e arta”, duke kërkuar kontrolle të forta.

Por fenomeni nuk është i thjesht për t’u kontrolluar, dhe monitoruar, sepse përtej vendeve të cituara, fenomeni duket sikur është më i gjerë sesa mendohet. Bëri bujë në këtë kuptim zbulimi se tashmë ish-pronari i Chelsea, miliarderi Roman Abramovic, kishte marrë nënshtetësi portugeze.

Në Maltë, nënshtetësia merret pas një investimi, pra me kapitale të ardhura jashtë vendit, rreth 690 mijë euro. Por kërkesa e ishullit që nënshtetasit e ri të banojnë në mënyrë efektive deri në 3 vite para se të marrin pasaportën e dëshiruar, nuk duket më e favorshmja për miliarderët lindorë.

Shumë më të lehtë e kanë me pasaportat bullgare, aty ku mjafton një investim 1 milion euro, dhe pasaporta mund të merret brenda vitit, madje sipas informacioneve të A2 CNN disa raste edhe më shpejt.  Nuk ka asnjë obligim për të qëndruar në territor.

Nga të gjithë vendet, Qipro duket më e përshtatshme për t’u shndërruar familjarisht në qytetarë të BE-së. Mjafton një investim 2 milionë euro, si dhe 200 mijë euro donacion disa institucioneve shtetërore, dhe bëhesh qipriot, edhe pa shkelur në vend. Jo vetëm, por bashkëshortja dhe fëmijët shndërrohen automatikisht në nënshtetas, dhe nëse dëshirohet që edhe prindërit dhe ose vjehrri të kenë një pasaportë, mjafton një shumë 500 mijë euro për secilin.

Next Post
Berisha si ‘pronar’ i PD, pas Bashës po kërkon ‘qiraxhiun’ e radhës?!

“Jam i çuditur nga Gjykata”/ Optimizmi i Mustafa Nanos: Basha do rikandidojë dhe do fitojë sepse dorëheqja e tij...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In