• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksionet ndaj kompanive që kryejnë shkëmbime me Korenë, reagon Kina

by A R
23/08/2017 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina kundërshtoi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër një grupi kompanish kineze dhe ruse, me pretendimin se mbështesin programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunying tha se sanksionet nuk e ndihmojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në përpjekjet për të frenuar aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet “të korrigjojnë menjëherë gabimin” si ripërsëriti thirrjen e Kinës për përmbajtje dhe dialog për të zgjidhur situatën me Korenë e Veriut.

Departamenti amerikan i Thesarit i njoftoi sanksionet të martën, duke thënë se ato ishin një plotësim i një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratuar më herët gjatë këtij muaji. Rezoluta parashikonte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut dhe dënonte provat e Phenianit me raketa balistike. Kina ishte mes vendeve që miratuan njëzëri rezolutën.

Një deklaratën e departamentit amerikan të Thesarit përfshiheshin 10 kompani dhe gjashtë persona, ndaj të cilëve u vendosën sanksione, përfshirë një kompani kineze të qymyrit, një çeliku si dhe një kompani financiare.

“Është e papranueshme që individë dhe kompani në Kinë, Rusi dhe kudo ndodhen, t’i krijojnë mundësi Koresë së Veriut të sigurojë të ardhura për t’i përdorur ato për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe destabilizimin e rajonit“, tha Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin. “Ne po ndërmarrim veprime në përputhje me sanksionet e Kombeve të Bashkuara, për të penguar këtë aktivitet në të ardhmen si dhe për të treguar se ka pasoja nëse sfidon sanksionet si dhe kur mbështet Korenë e Veriut” tha ai.

Next Post
Frika nga sulmet terroriste, shtohen patrullat në Barcelonë

Frika nga sulmet terroriste, shtohen patrullat në Barcelonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com