• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksionet kundër Rusisë, Putin: Nuk do të rrimë duarkryq! Edhe BE rreshtohet kundër SHBA

by Java News
27/07/2017 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia nuk do të rrijë duarkryq përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Ky të paktën ishte premtimi i Presidentit rus, Vladimir Putin. Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i Kremlinit iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me bllokun e ri të sanksioneve amerikane që kaluan në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Do të duhet të shohim tekstin final të këtyre sanksioneve dhe më pas të marrim një vendim. Por ne nuk mund të rrijmë duarkryq. Po na sos durimi dhe do të duhet të hakmerremi ndaj arrogancës amerikane”, tha Putin.

Për presidentin rus, sanksionet e reja amerikane janë “ekstremisht cinike”. Paketa e re e sanksioneve e Uashingtonit synon të godasë Moskën për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale amerikane, e po ashtu edhe Korenë e Veriut dhe Iranin për programet e tyre të raketave ballistike dhe bërthamore.

Por Moska nuk është e vetmja kundër këtyre sanksioneve. Këtë herë Shtetet e Bashkuara nuk kanë në krah as Bashkimin Europian, të paktën sipas asaj që sinjalizoi Jean Claude Juncker.

“Amerika e para nuk do të thotë që interesat e Europës vijnë të fundit”, deklaroi ai.

Në fakt, sanksionet e reja parashikojnë ndëshkimin e të gjitha kompanitë që përfshihen në eksportin e gazit rus, çka do të rrezikonte ndërtimin e një gazsjellësi që lidh Rusinë me Gjermaninë.

“Nëse shqetësimet tona nuk merren parasysh, jemi të gatshëm të veprojmë ashtu siç duhet brenda pak ditëve”, vijoi Juncker.

Drejtuesit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit në Kongresin amerikan arritën një marrëveshje në lidhje me paketën e sanksioneve. Në të parën paketa u kalua me një shumicë dërrmuese, ndërsa në Senat pritet që të votohet para nisjes së pushimeve të gushtit. Vetë Presidenti Trump nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse do të vendosë veton, apo jo ndaj këtyre sanksioneve. Por edhe nëse vendoset vetoja, ajo rrezikon të shfuqizohet nga Senati nëse votohet në shumicë dërrmuese.

ma.me

Next Post
18 Brymeri i Ministër Pisqollës

18 Brymeri i Ministër Pisqollës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In