“Sanksionet e Perëndimit, shpallje lufte”/ Putin vazhdon njësoj: Ukraina duhet të çmilitarizohet dhe denazifikohet. Nuk e shpallim gjendjen ushtarake!

Vladimir Putin ka thënë se nuk ka në plan të shpallë gjendjen ushtarake në Rusi edhe pse sanksionet perëndimore ndaj Rusisë ishin të ngjashme me një shpallje lufte, raporton Reuters.

Në një takim me stjuardesat që punojnë për Aeroflot, i shfaqur në TV kombëtar, presidenti rus tha se hapi do të ndërmerrej vetëm në “raste të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”.

Ai tha se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj.

Ai tha se Rusia dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, “denazifikohet” dhe të ketë status neutral.

“Por ne nuk kemi një situatë të tillë dhe shpresoj se nuk do ta kemi”, tha ai.

Ka pasur zëra se Putini po planifikonte të shpallte gjendjen ushtarake  që është kur ligji normal civil pezullohet ose ushtria merr kontrollin e funksioneve të qeverisë. Ai tha se ka gjendje të tjera të veçanta emergjente që mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi të jashtëm në shkallë të gjerë”por se ai nuk ka plane as t’i prezantojë ato.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com