• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksionet amerikane, ja kundërpërgjigja ruse

by A R
28/07/2017 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se ka miratuar masa në përgjigje të sanksioneve të aprovuara nga Kongresi amerikan të enjten. Ministria tha se sanksionet amerikane dëshmojnë “agresionin ekstrem të Shteteve të Bashkuara në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“I propozojmë palës amerikane,” thuhet në reagimin e ministrisë ruse, “ta ulin numrin e personelit diplomatik e teknik të ambasadës amerikane në Moskë dhe të konsullatave amerikane në Rusi në nivelin e saktë të personelit diplomatik e teknik rus në Shtetet e Bashkuara”. Rusia thotë se si rezultat i reduktimeve në numër, prania diplomatike e teknike amerikane në Rusi do të arrinte në 455 vetë, shkruan VOA.

Ligjvënësit amerikanë miratuan të enjten një projek-ligj që vendos sanksione të reja jo vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut.

Senatorët e miratuan projekt-ligjin me shumicë dërrmuese, 92 vota pro, dy kundër, një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati ranë dakord mbi termat e masës ligjore.

Sanksionet u vendosën në përgjigje të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Sanksionet synojnë të ndikojnë tek një numër industrish ruse për të dëmtuar ekonomikisht Rusinë.

Presidenti kundërshton

Presidenti Trump i kundërshton sanksionet, por projekt-ligji ka mbështetje të mjaftueshme në të dyja Dhomat e Kongresit që të mbijetojë edhe nëse presidenti i vë veton. Zoti Trump kundërshton në veçanti pasazhin në ligj që ndalon ndërhyrje nga presidenca me qëllimin për të lehtësuar sanksionet. Shtëpia e Bardhë është munduar prej javësh të ndikonte në zbutjen e sanksioneve të reja.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim duke thënë se sanksionet do të kenë ndikim tek sektori evropian i energjetikës.

Gjatë negociatave disa javëshe, administrata Trump u bëri rezistencë përpjekjeve që i shikonte si tentativë për të kufizuar kompetencat e degës ekzekutive për të lehtësuar sanksionet. Shtëpia e Bardhë ka argumentuar se këto përpjekje kufizojnë kapacitetin e Shteteve të Bashkuara për të ndikuar tek sjellja e Rusisë dhe për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me Putinin. Tani Shtëpia e Bardhë ka shprehur mbështetje:

“Presidenti i mbështet fuqimisht sanksionet ndaj këtyre vendeve dhe ato do që të mbeten në fuqi. Por njëkohësisht ai do të sigurohet se do të arrijmë marrëveshje të mira. Të dyja këto janë shumë të rëndësishme për presidentin,” tha zëvendës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders të hënën në konferencën për shtyp.

Sipas medias shtetërore ruse, Zëvendës Ministri i Jashtëm Sergei Riabkov paralajmëroi të mërkurën se sansionet e reja eliminojnë çdo shans për përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit. Ai shtoi se Rusia e kishte paralajmëruar më parë administratën Trump se do të kundërpërgjigjej nëse ligjvënësit amerikanë e miratonin ligjin./a.m.

Next Post
Emily Sears me poza përvëluese

Emily Sears me poza përvëluese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinit

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinit

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Albulena Haxhiu pranon amendamentet e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

March 5, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

March 5, 2026
“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

“Ferit Hoxha ka bashkëpunuar me Metën”, ish-Presidenti i përgjigjet Ballës: Nuk doja ta bëja ambasador

March 5, 2026
Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

Me pistoletë në dorë, duke goditur derën me shkelma, pamje nga grabitja e exchange-it në Tiranë

March 5, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama promovon librin “Në sofrën e hënës”, kryeministri: Mora shtysë nga disa miq myslimanë

March 5, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

PD ka humbur sensin e jetës politike

March 5, 2026
Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

Ministrat e BE-së dënojnë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënohet siguria rajonale dhe globale

March 5, 2026
Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

Shoqata Shqiptare e Bankave: Kujdes nga telefonatat mashtruese që kërkojnë të dhënat!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In