Sanksione kundër Rusisë nëse marinarët ukrainas, të kapur në detin Azov, nuk lirohen dhe nëse verifikohet një përshkallëzim i mëtejshëm ushtarak, është kërkesa e Parlamentit Europian që përfshin një rezolutë mbi përparimin në marrëveshjen e asocimit BE-Ukrainë, hyrë në fuqi në 2017 dhe miratuar në seancën plenare në Strasburg me 433 vota pro, 105 kundër dhe 30 abstenime.
Në tekst, deputetët gjithashtu dënojnë ndërtimin e gazsjellësit ”Nord Stream 2”, që anashkalon Ukrainën dhe që konsiderohet si një projekt politik që paraqet një kërcënim për sigurinë energjetike europiane.
”Hapat në Kiev janë pozitive. Eurodeputetët njohin një orientim të mirë të reformave në vend në sektorët kyç si energjia, shëndetësia, arsimi dhe ekonomia”, thanë eurodeputetët.
Megjithatë, ata theksojnë se këto reforma janë shoqëruar nga “rritja drastike e çmimeve dhe përkeqësimi i qasjes në sistemet e asistencës sociale”.
“Rezoluta thekson gjithashtu se Ukraina duhet t’i japë prioritet luftës kundër korrupsionit dhe ripërtëritjes së sistemit gjyqësor si dhe vazhdimin e reformave për decentralizimin e pushtetit.
/a.rada