Funksionarë të lartë shtetërorë dhe të zgjedhur vendorë , si zv/ministra, prefekte e kryetare bashkish, pritet të ulen në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Ne nje interviste per Ora News , Simoni deklaron se numeri i çështjeve ka tendeca të rritet pasi të tilla jane edhe rastet që po hetohen aktualisht nga prokuroria për krime të rënda.
Sander Simoni: Nuk janë vetëm shtetas shqiptarë që eksportojnë në këtë mënyrë kriminaliteti, siç jemi mësuar të themi deri tani por janë dhe shtetas të huaj, dhe vendet fqinje kryesisht, të cilët mbi territorin shqiptar importojnë këtë lloj kriminaliteti që është trafikimi i narkotikëve. Politik-bërësit duhet ta shohin me shqetësim këtë të dhënë për të forcuar pikat e kalimit kufitar apo për t’u bërë të ditur vendeve anëtare të Këshillit të Europës që janë dhe shtetasit e tyre që e shohin Shqipërinë si një vend ku mund të bëjnë importim, eksportim apo tranzitim të lëndës narkotike”.
Duke ju referuar statistikave rezulton se në 5 vite, nga viti 2009 deri në vitin 2013 , kjo gjykatë ka dhënë 274 vendime për korrupsion.
Sander Simoni: Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë kopetenca legjislative më tepër për sa i përket kompetencave vendore të gjykimit të një kategorie funksionare. Ne mendojmë që juridiksioni fillestar i Gjykatës së Lartë, përsa i përket gjykimit të deputetëve apo ministrave, qoftë për vepra penale të korrupsionit apo për vepra të tjera penale, është diçka e pakuptimtë tashmë.
Ne tryezën e fundit për reformën në drejtësi , Simoni ka propozuar që të gjitha rastet për gjykimin e zyrtareve të lartë t’i referohen për kompetencë kësaj gjykate. Sipas tij gjykata e larte nuk ka as kapacitetin për t’i shqyrtuar këto raste.
Sander Simoni: “Çështjet më interesante për opinionin apo për pritshmëritë e opinionit janë ato që lidhen me kategorinë e veprave penale për të cilat ne kemi në kompetencë, veçanërisht ato të veprave penale të korrupsionit të funksionarëve të lartë shtetërorë, të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në kushtet e sotme, pritshmëria e opinionit më e madhe është për këtë kategori veprash penale të cilat priten që të vijnë në gjykatën tonë”.
Nje numër i madh i çështjeve në gjykim është dhe ai i të pandehurve me shtetësi të huaj. Në vitin e shkuar nga kjo gjykatë janë dënuar 25 persona, ndërsa për 6 muajt e parë të 2015 rezultojnë 12 shtetas të huaj.









