• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sandër Lleshi, të enjten votimi në Kuvend si ministër, më pas betimi tek Meta

by Java News
17/11/2018 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekreti i presidentit Ilir Meta i dha fund krizes 20 ditore mes qeverise dhe kryetarit te shtetit duke i hapur rruge votimit te Sander Lleshit si minister i Brendshëm ne parlament.

Burime nga mazhoranca bejne me dije se votimi i ministrit te ri te Brendshëm do te behet ne seancen e se enjtes ne 22 nëntor, pasi nuk ka asnjë ngut per nje seance te jashtëzakonshme, persa kohe qe Lleshi drejton prej 6 nëntorit kete Ministri nga posti i zëvendësministrit.

Pas votimit ne séance, Lleshi nuk mund te nise zyrtarisht detyren pa bere betimin përpara presidentit Ilir Meta.

Kushtetuta nuk i vendos ndonjë afat kryetarit te shtetit per ceremoninë e betimit, por mësohet se nuk do te kete asnje vonese nga kryetari i shtetit.

Ky është rasti i pare qe procesi i dekretimit te nje ministri zgjat 20 dite.

Kryeministri Edi Rama e dërgoi propozimin per Sander Lleshit ne 27 tetor, menjehere pas dorëheqjes se Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit te Brendshem.

Ne prag te skadimit te afatit 7 ditor qe kushtetuta i jep kreut te shtetit per te dekretuar nje minister, Ilir Meta refuzoi te firmoste emrin e Sander Lleshit, duke u mjaftuar me sqarimin se nuk kishte krijuar bindjen e plote per te.

Shefi ekzekutivit i ridergoi emrin e Sander Lleshit serish per dekretim, e kete here kryetari i shtetit sqaroi se kandidatura ishte ne shkelje te nenit 103 te kushtetutes, pasi ishte ushtarak aktiv.

Ne 16 nentor Meta dekretoi fillimisht nxjerrjen ne lirim te general brigade Sander Lleshit, e pak ore me vone e dekretoi si minister te Brendshem.

Por ndersa kriza u zgjidh, mazhoranca eshte e vendosur ti drejtohet Gjykates Kushtetuese per te pasur nje mendim perfundimtar rreth kompetencave qe presidenti i Republikes ka mbi ministrat. (Vizion Plus)

Next Post
Protestat e dhunshme para Bashkisë dhe në Unazë, tre deputetët e PD rrezikojnë mandatin

Protestat e dhunshme para Bashkisë dhe në Unazë, tre deputetët e PD rrezikojnë mandatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In