• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanchez akuzoi rrjetet ruse e izraelite për krizën në Ceuta, reagojnë Kremlini dhe Tel Avivi: Të pabaza, gënjen pa turp!

by A. Q
31/08/2026 18:24
A mund ta përjashtojë BE-ja Spanjën nga zona Schengen për shkak të krizës në Ceuta? -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, i cili deklaroi se rrjetet ruse dhe izraelite kanë përhapur dezinformata gjatë krizës së emigrantëve në Ceuta. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia nuk ka pasur asnjë rol në nxitjen e krizës dhe i cilësoi të pabazuara pretendimet.

Deklarata vjen pasi Sanchez akuzoi rrjete të lidhura me Rusinë, Izraelin dhe grupime të ekstremit të djathtë për përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të cilat sipas tij ndikuan në fluksin masiv të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës. Rusia dhe Izraeli kanë mohuar kategorikisht këto akuza.

Ai tha se të dy vendet e kishin përdorur krizën për të kritikuar Madridin për shkak të pakënaqësisë me qëndrimin e tij në luftërat në Ukrainë dhe Gaza.

Autoritetet spanjolle kanë thënë se videot në Instagram, TikTok dhe media të tjera sociale përhapin pretendime mashtruese se migrantët që arrijnë në Ceuta nga deti mund të qëndrojnë në Spanjë, duke inkurajuar mijëra njerëz të përpiqen të kalojnë kufirin.

Sipas kryeministrit spanjoll, një hulumtim nga shërbimi diplomatik i BE-së, EEAS, kishte treguar se rrjetet ruse dhe izraelite kishin qenë pas përhapjes së dezinformatave, në bashkëpunim me rrjetet e ekstremit të djathtë.

Më herët Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Sa’ar, tha në një postim në X, se Sanchez po “gënjente pa turp” kur akuzonte Izraelin për përhapjen e informacionit mashtrues në lidhje me Ceutën, duke e cilësuar këtë një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga dështimet e politikës së brendshme.

Kriza në Ceuta shpërtheu në fund të korrikut, kur dhjetëra mijëra emigrantë hynë nga Maroku në territorin spanjoll, duke shkaktuar tensione politike dhe debate të forta në Spanjë dhe në Bashkimin Europian.

Next Post
Tre debate të panevojshme për protestën

Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com