• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Sofjes, Presidenti Thaçi merr ftesë zyrtare për pjesëmarrje

by Java News
06/04/2018 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pjesëmarrjes së Kosovës kishte vënë në pikëpyetje Samitin në mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në muajin maj në Sofje të Bullgarisë. Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i kishte thënë homologut të tij, Boyko Borissov, se ai mund të mos shkonte nëse pjesëmarrës ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Bullgaria, si kryesuese e radhës e Këshillit të BE-së, ka vënë prioritet afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe për këtë ka organizuar samit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Konteksti me Spanjën është pasqyruar këtë javë edhe në mediat e Bullgarisë, por edhe në ato të Brukselit.

Lajmi.net ka siguruar ftesën e Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë si kryesuese, për pjesëmarrje në këtë samit për presidentin Thaçi, e cila mban datën e 23 marsit 2018. Kjo ftesë shihet se është nënshkruar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe nga Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov.

Bullgaria, e cila aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së, do të presë në muajin maj udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mesin e shteteve të BE-së, Republikën e Kosovës nuk e njohin ende pesë shtetet anëtare, Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Arsyeja kryesore pse këto shtete nuk e njohin Kosovën është frika që kanë nga separatizmi në territorin e tyre. Megjithatë, përveç Spanjës, shtetet e tjera anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e përkrahin perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin e pjesëmarrjen në organizata dhe forume ndërkombëtare.

ma.me

Next Post
“Rruga e Kombit”/Prokuroria e Kukësit kërkon 11 masa arresti me burg dhe 5 arrest shtëpie për protestuesit

Si e paguan shqiptarët Rrugën e Kombit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In