Sot në Durrës zhvillohet një takim joformal i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takimi i dytë ky pas samitit të Triestes, ku mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Ai u prit nga kryeministri Edi Rama teksa mbërriti në ambientet e Vilës qeveritare në Durrës, teksa shkëmbyen mes tyre edhe disa batuta.
Rama: Pranohen vetëm pa kollare
Muller: Do të jem shumë i lumtur që ta heq …Nuk isha i sigurt që mund t’ja dilnit në një kohë kaq të shkurtër të organizonit këtë takim.










