• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Samiti i Vjenës, ambasadori austriak: Çfarë synon nisma “Merkel”

by
22/08/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thomas Schnoll, ambasador i Austrisë në Shqipëri, në një intervistë për Top Channel shpjegon se çfarë pala austriake synon të arrijë nëpërmjet samitit të vendeve ballkanike në Vjenë, i cili do të zhvillohet në 27 gusht.

“Kjo nismë e nisur nga kancelaria Angela Merkel vitin e shkuar, ishte shumë e rëndësishme sepse na tregon që i gjithë rajoni i Balkanit Perëndimor mbetet në vëmendjen dhe fokusin e politikave të Bashkimit Europian. Ky ishte një sinjal i rëndësishëm politik, por tani ky hap i parë është i mbyllur dhe tani në Vjenë ne duam të kemi veprime konkrete përsa i përket rajonit duke prodhuar kështu rezultate konkrete. Prandaj ne mblidhemi të gjithë së bashku ne Vjenë. Në Austri ne duam të shohim rezultate konkrete. Janë disa. Ne jemi duke punuar shumë si organizatorë që çfarë do të diskutohet të shikojë dritën e zbatimit. I gjithë samiti do të këtë si moto lidhjen-ndërlidhjen. Kjo sepse ne duam ta shohim Ballkanin Perëndimor të gjithin së bashku si një rajon i vetëm. Nëse një investitor i huaj vendos të investojë jashtë është me rëndësi për atë të investojë në një zonë me 20 milionë njerëz sesa në një vend me 3 milionë njerëz. Dhe për këtë ne duhet të krijojmë kushtet e duhura duke investuar në infrastrukturë. Kjo është edhe arsyeja për të cilën ne shpresojmë që në Vjenë do të nisim një proces duke krijuar autostrada të reja, hekurudha përfshi përmirësimin dhe modernizimin e rrugëve ekzistuese”, thotë Schnoll.

Krahas infrastrukturës, ambasadori Austrisë thotë se do të diskutohen edhe projekte të tjera.

“Do të jenë edhe projekte të reja të cilat edhe ato kanë rëndësinë e vet. Në këndvështrimin e Austrisë, shoqëria civile merr një rëndësi. Po zhvillohet një punë konkrete për programet e shkëmbimit të studentëve . Në këndvështrimin tim përsa i përket studentëve shqiptarë, ata janë të prirur të shkojnë e të studiojnë në vëndet anëtare të BE-së sesa në vendet fqinje. Kjo nuk duhet të vazhdojë më kështu. Ju duhet të njiheni me fqinjët tuaj, gjeneratën e re në këto vënde, duke ndërtuar kështu besim, gjë e cila do të minimizojë paragjykimet të cilat mund të ekzistojnë. Kjo është e rëndësishme dhe prandaj mendoj se ky shkëmbim studentësh është tejet i rëndësishëm. Austria i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit ekonomik në rajon dhe problemeve që lidhen me papunësinë. Austria ka një model të suksesshëm që e mban papunësinë tek të rinjtë në nivele të ulëta nëpërmjet asaj që ne e quajmë sistemin dual-profesional . Ky mbase ose mund të jetë modeli që mund të transferohet dhe të përbëjë interes për vëndet e rajonit”, shton ai.

Drejtori politik i Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Jan Kickert dhe drejtori për Ballkanin Perëndimor, Jahann Sattler disa javë më parë kanë vizituar Shqipërinë dhe janë takuar me kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha. Diplomati austriak tregon qëllimin e kësaj vizite.

“Ishte kryesisht në kuadër të përgatitjeve për konferencën në Vjenë. Ata kanë patur gjithashtu takime edhe në vende të tjera të rajonit. Kjo ishte arsyeja përse ata nuk u takuan vetëm me kryeministrin, por edhe me ministrin e Jashtëm, Bushati i cili është koordinatori politik në këtë proces. Pra u fol për finalizimin e konferencës. Zoti Kickret e përdori këtë mundësi për të marrë një fotografim të situatës së brendëshme në Shqipëri, prandaj ai zhvilloi edhe një takim me zotin Basha”, shprehet ambasadori austriak.

Për këtë vizitë është raportuar në media se këta zyrtarë austriakë i kanë dorëzuar kryeministrit 6 dosje me të dhëna se një zyrtarë i lartë është përfshirë në afera korruptive. A është e vërtetë një gjë e tillë?

“Jam këtu që prej dy vitesh dhe jam i habitur sesi thashethemet në Vjenë, por vecanërisht këtu, sesi ato përpahen. Është për të qeshur. Unë ju siguroj se asgjë e kësaj natyre nuk është e vërtetë dhe asgjë nuk i është dorëzuar askujt”, deklaron ai.

Next Post

Durrës, i tha të blejë ilaçet jashtë spitalit, ish-polici rreh mjekun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In