• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Varshavës/ Kodheli takon homologun turk, diskutohen sfidat e NATO-s

by A R
08/07/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë punimeve të Samitit të NATO-s që po zhvillohet në Varshavë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvilloi një takim me homologun e saj turk Fikri Işık.

Fillimisht ministrja Kodheli dënoi sulmin në Aeroportin Ataturk të Stambollit, si dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

Znj. Kodheli e falenderoi homologun e saj për mbështetjen që Turqia i jep Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të misionit në Afganistan, Resolute Support Mission.

Të dy homologët diskutuan mbi sfidat e fundit me të cilat po përballet Aleanca në kufijtë e saj lindorë dhe jugorë.

Gjatë bisedës, ministrja Kodheli gjithashtu solli në vëmendje qendrën e ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj (foreign fighters), e cila do të ngrihet në Shqipëri.

***

Kodheli: Shqipëria pjesë e Task – Forcës së Gatishmërisë Shumë të Shpejtë dhe misionit të NATO-s në Detin Egje

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, ministrja Kodheli foli për rëndësinë e Samitit të Varshavës, situatën në të cilën ai zhvillohet dhe vendimet që pritet të merren në të. “Samiti i Varshavës mbahet në një situatë të tensionuar le të themi, dhe me pikëpyetje të mëdha për sigurinë botërore. Kjo do të thotë që vendet që ndajnë të njëjtat vlera me njëri – tjetrin, anëtare ose jo të NATO-s, qofshin këto partnerë, duan të punojnë për ta pasur këtë siguri që me të vërtetë e ardhmja e tyre do të jetë e sigurt, e kanë të gjithë vështrimin nga kjo ku jemi prezent, nga Samiti i NATO-s. Sot, më shumë se 60 krerë shtetesh, bashkë me ministrat e tyre të Jashtëm apo të Mbrojtjes respektivë, aleatë, partnerë, mblidhen për të diskutuar të ardhmen e botës” – u shpreh ministrja Kodheli, e cila solli në vëmendje edhe angazhimet e Shqipërisë që rrjedhin nga këto vendimmarrje. “Do të ketë një Task – Forcë të Reagimit Shumë të Shpejtë. Shqipëria do të marri pjesë në këtë gjë me një kompani. Kemi bërë gjithë përgatitjet e nevojshme që kompania të jetë e dislokueshme brenda një afati kohor shumë të shkurtër. Për të mbërritur deri këtu kemi marrë pjesë në shumë stërvitje. Më të suksesshmen e patëm këtë verë më një ndër stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO. Ishim pjesë e një stërvitje tjetër “Anakonda” në Poloni, edhe për t’u familjarizuar me mjedisin. Batalioni ynë ku edhe kompanitë bëjnë pjesë, është i pajisur me armatim dhe municion të standardeve NATO. Kjo ndodh për herë të parë. Dikur i çonin ushtarët me armatim të tjetërkujt, sot është krejt ndryshe, pajisjet personale janë të standardeve NATO, transporti strategjik i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë dhe i kompanive respektive është me shpenzimet tona dhe kjo e vendos Shqipërinë në një pozicion serioz, dinjitar, të mirëpërgatitur për çdo kërkesë. Kjo nuk do të thotë që vëmendja jonë nuk është më së pari në territorin tonë, më së pari në mbrojtje të kufijve shqiptarë dhe të sigurisë së qytetarëve shqiptarë. Dhe jo rastësisht, për të qenë dhe në funksion të kësaj gjëje, ne do të marrim pjesë në jug në një mision për herë të parë në det me një anije tonën që do të ketë prezencë me rrotacion në një mision, i cili mbështetet misionin e Frontex të BE lidhur me menaxhimin e situatës së rënduar në Detin Egje dhe në Detin Mesdhe për shkak të refugjatëve. Pjesë e këtij misioni të NATO-s sot janë Greqia, Turqia dhe udhëhiqen nga Gjermania. Ne do të bëhemi pjesë e kësaj gjëje. Jemi më shumë sesa të mirëpritur dhe besoj që nga nëntori do të mundësojmë një siguri më tepër në Detin Egje në Detin Mesdhe dhe padyshim dhe në ujërat tona” – tha ministrja Kodheli.

***

Samiti i NATO-s në Varshavë zhvillon punimet në datat 8 – 9 korrik dhe është i pari që mbahet në këtë vend kyç të Aleancës në Lindje.

Në të marrin pjesë krerët e shteteve dhe krerët e qeverive të 28 vendeve anëtare dhe rreth 40 vendeve të tjera partnere. Në samit marrin pjesë gjithashtu edhe krerët e organizatave të ndryshme ndërkombëtare,si Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Samiti i NATO-s në Varshavë zhvillohet në një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë dhe kemi një akumulim krizash që nga Lindja, në Afrikën e Veriut e deri në Lindjen e Mesme.

Samiti i Varshavës, krahas dhënies së drejtimeve strategjike për Aleancën, do të riafirmojë rritjen e kohezionit të saj duke përqasur qëndrimet e vendeve për çështje te ndryshme, si dhe për të rikonfirmuar angazhimin aleat ndaj cenimit të sigurisë së çdo vendi të NATO-s./a.m.

 

Next Post

Vazhdon të heshtet për vrasësit e vëllezërve Bytyqi në Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkon t’i hiqen masat e sigurisë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun dhe vartësit

LAJMI I FUNDIT/ Apeli i GJKKO-së lë në fuqi vendimin për Ballukun

December 18, 2025
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pason Holta Zaçajn

December 18, 2025
Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

Dëshmoi për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Meta: Skenar për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…

December 18, 2025
U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

December 18, 2025
VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

VIDEO-Berisha bëhet lëmsh teksa filmonte kaosin në Kuvend, ‘merr në mbrojtje’ Ballën: Kriminel, larg duart nga Taulanti

December 18, 2025
“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“Kam nxirje në të gjithë trupin, por s’çalon gomari nga veshët!”/ Tensionet e ashpra në Kuvend, Korreshi: S’jemi në shtet normal..

December 18, 2025
“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

“Tani, mbështetje financiare nga BE-ja”, Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës

December 18, 2025
Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

Skenat e dhunës dhe kaosi në Parlament, PS kërkon përjashtimin e 30 deputetëve të PD

December 18, 2025
E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

E pazakontë në Sarandë! Tre fëmijë gjejnë një armë zjarri në mes të rrugës dhe e dorëzojnë në polici

December 18, 2025
Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

Aksident në aksin Lushnje -Rrogozhinë, kamioni përplas makinën në të cilën udhëtonte një familje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In