• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deklaroi se qëndron dy ditë pa ngrënë, Rama tregon arsyen: Nuk thashë për t’u dukur sikur jam një njeri pa bukë!

by B K
13/03/2025 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, i cili pak ditë më parë deklaroi se qëndron 2 ditë pa ngrënë, ka sqaruar edhe arsyen e këtij vendimi.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk e thashë se s’kam çfarë ha apo për t’u dukur sikur jam një njeri pa bukë”.

Kryeministri deklaroi se agjërimi, të cilin shtoi se e ka aplikuar 3 herë deri më tani, nuk lidhet me besimin fetar, por për t’u kujdesur për mendjen dhe trupin.

Rama theksoi se abstenimi nga ushqimi dhe konsumimi i ujit pastron qelizat, rrit qartësinë mendore dhe mban në kontroll peshën fizike.

Edi Rama: Pashë që ishin marrë shumë me atë që thashë unë lidhur me mosngrënien, po është habi e madhe. Nuk thashë që nuk ha bukë dy ditë se nuk kam çfarë ha, dhe nuk e thashë për t’u dukur sikur jam një njeri pa bukë, prandaj mos kujtoni se bëj këto gjëra që ju them për mua.

Nuk e kisha në atë sens, por këneta kënetë e keni parasysh.

Desha të them që e bëj këtë gjë për arsye komplet tjetër, për arsye se agjërimi, jo si besimtar, por për tu kujdesur për mendjen në radhë të parë, pastaj edhe për trupin sepse mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë, dhe për të lehtësuar veten nga ngarkesa, është një metodë dem baba dem, nuk është një gjë që lidhet thjesht me besimin. Abstenimi nga ushqimi, duke konsumuar ujë natyrisht, çaj ose pije pa kalori, bën që të fillojë një pastrim i qelizave dhe të rritet qartësia mendore. Në këtë mënyrë efekt tjetër është edhe mbajtja në një farë mënyre në kontroll e peshës.

Por kujt ti flasësh?! 48 orëshi është akoma më mirë sepse thellon pastrimin. Unë dy tre herë e kam bërë, sepse është i fortë, edhe për shkak të detyrës është e vështirë për ti thënë dikujt që s’mundem, por sjell ndryshime të mëdha në fiziologji, provokon humbje të konsiderueshme të yndyrës, ka efekt të madh në sistemin imunitar, mbi zorrën, janë të gjitha gjëra që i kam studiuar si sportist i kahershëm. Fillova të ndjej ngarkesat, por e bëj rrallë këtë gjë.

Next Post
Kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, Rama sqaron strategjinë: Hapëm partinë, ja pse në Vlorë e kemi përmbysur komplet listën

Kandidatët e PS për zgjedhjet e 11 majit, Rama sqaron strategjinë: Hapëm partinë, ja pse në Vlorë e kemi përmbysur komplet listën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

“Shqipëria ofron mbështetje shtesë dhe kapacitete”, Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

October 26, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In