• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Tianjin: Kur Lindja bashkohet për të ndryshuar botën

by Zef Mazi
06/09/2025 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ambasador Zef Mazi

Para një jave u mbajt Samiti i Organizatave të Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, kryeqyteti i teknologjisë së lartë në Kinë. Nuk kam parë që atij Samiti t’i jetë bërë referencë nga ndonjë media qeveritare perëndimore. Nga padija, ose ngaqë nuk kuptojnë kahjen e zhvillimeve, ose nga mosdashja! Prandaj, shkurtimisht, po përpiqem ta njoh me të lexuesin tonë, ashtu si e shikoj unë.

Në Tianjin u rikthyen bashkërisht nismëtarët e parë të RIC (Rusi, Indi, Kinë), që fillimisht u konceptua nga Yevgeni Primakov, ish-ministër i jashtëm i Rusisë në fund të viteve 1990, dhe që u quajt nga një komentator “Trekëndëshi Primakov”.

Pas Samitit në Kazan në 2024, BRICS u replikua me Samitin në Tianjin në 2025. Ndërsa vetë OBSH pati filluar si një pavijon i thjeshtë, i quajtur “Parku i Shangait”, tre javë pas 9/11.

Në këtë Samit të OBSH-së morën pjesë 26 kryetarë shtetesh dhe qeverish, një numër i madh shtetesh të tjera në nivel ministror, 90 shtete u përfaqësuan me ambasadorët dhe diplomatët e tyre në Kinë, krerë organizatash ndërkombëtare, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, etj. Dy pjesëmarrës ishin anëtarë të BE-së, 3 ishin anëtarë të NATO-s. Nga Ballkani mori pjesë Vuçiç, ndërsa kryeministri i Malit të Zi viziton Kinën nga 7-9 shtator. Gjysma e botës.

Presidenti kinez Xi propozoi një model të qeverisjes globale të gjerë. Kjo do të përfshijë, si rrjedhojë, ngritjen e Bankës së Zhvillimit të OBSH-së, që do të vendoset në Shangai dhe që duhet të plotësojë Bankën e Re të Zhvillimit të BRICS-s, duke qenë paralelisht me Bankën e Investimit Infrastrukturor të Azisë (AIIB), një bankë multilaterale e vendosur në Pekin.

Më i rëndësishmi ndër pesë parimet e kësaj qeverisjeje globale është barazia sovrane. Kjo lidhet me respektimin ndërkombëtar të shtetit të së drejtës, jo me “rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, që nuk dihet kur janë vendosur, nga cili shtet, cilat rregulla, si është bërë diskutimi për to, si janë marrë vendimet, etj., rregulla që janë të zbatueshme jo për ata që i kanë vendosur, por për të tjerët, dhe që ndryshohen kurdoherë sipas dëshirës ose interesit.

OBSH-ja, në mënyrë progresive, është organizuar dhe kthyer nga një mekanizëm fillimisht kundër terrorizmit, në një platformë të plotë multilaterale që koordinon zhvillimin infrastrukturor dhe gjeoekonominë.
Bashkë me këtë linjë, OBSH-ja u karakterizua si mjeti për multilateralizëm të vërtetë, për një model sigurie pan-Euro-Azi që, në fakt, lidhet direkt me “pandashmërinë e sigurisë” që iu propozua Uashingtonit në dhjetor 2021. U lexua se, gradualisht, po shkohet drejt fundit të mentalitetit të luftës së ftohtë, kur bota ishte e ndarë në blloqe.

Në Samit nuk munguan edhe thirrjet që sistemi i OKB-së të respektohet ashtu siç qe konceptuar fillimisht, të reformohet Këshilli i Sigurimit me anëtarë të tjerë nga rajone të tjera të botës.

Duhet kuptuar se BRICS-i dhe OBSH-ja janë të ndërlidhura, fokusi kryesor i tyre është të mos jenë më të ndërvarura nga paradigmat e perëndimit, njëkohësisht të luftojnë kundër efektit të sanksioneve që kanë goditur, jo aksidentalisht, katër anëtare kyçe të BRICS-it dhe OBSH-së: Rusinë, Kinën, Indinë dhe Iranin.

Ndjekësve të Samitit nuk mund të mos i ketë bërë përshtypje e gjithë klima e ngrohtë miqësore në Tianjin. Modi për dore me Putinin, në Kinë për herë të parë pas 7 vjetësh, bisedat e ngrohta të tij me Xi-n, takimi dypalësh me Kinën, gjatë të cilës Xi goditi në thelbin e çështjes:

Kina dhe India janë qytetërime të mëdha, të lashta, dhe përgjegjësitë e tyre zgjaten përtej çështjeve dypalëshe. Është disi qesharake që mosmarrëveshjet kufitare të tensionojnë marrëdhëniet tona. Dragoi dhe elefanti hedhin valle së bashku.

U nënvizuan disa pika kyçe, si sovraniteti mbi çdo gjë tjetër, mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve anëtare, hedhja poshtë krejtësisht e sanksioneve unilaterale si mjet imponimi. Më e rëndësishmja është se kjo linjë nuk është vetëm për vendet anëtare, por edhe për shtetet partnere, nga monarkitë arabe të petrodollarit, te gjigantët ekonomikë të Azisë Juglindore.

Është fakt se sot ka bashkëpunim konkret për disa projekte madhore strategjike, si projektet BRI (Brazil, Rusi, Indi), Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC), Parku Industrial Kinë-Bjellorusi, ekstrapolimi i tregtisë ndërkufitare, të dhënat e mëdha (informatika), IA, etj. Është e qartë se imperativat gjeopolitike udhëheqin ndërveprim të shtuar gjeoekonomik të krejt Azisë.

“Fryma e Shangait” u bazua në një korpus parimesh, si besim dhe përfitim reciprok, barazi, konsultim, respekt i diversitetit të qytetërimeve dhe theks te zhvillimi i përbashkët ekonomik. Ishte e mirëmenduar që Xi, në dolinë që ngriti në banketin që shtroi për miqtë, citoi një proverb: “Në një garë me njëqind barka, ata që i japin më fort rremave do të drejtojnë, do të dalin në krye”.

Në këtë Samit, Rusia dhe Kina kaluan nga kujtesa e Luftës së Dytë Botërore, kur këto dy shtete kontribuuan bashkërisht me afro 50 milionë jetë njerëzish, te sinergjia BRICS-OBSH. Në kuadrin e kësaj hapësire kohore dhe kontributesh, duhet parë i gjithë spektri i partneritetit strategjik ruso-kinez; aspektet gjithnjë e më të ndërlidhura gjeopolitike dhe gjeoekonomike të Euro-Azisë dhe solidariteti i Jugut të Globit, si dhe shtytja e përbashkët ndaj aktorëve të Euro-Azisë për të përshpejtuar ecjen drejt një sistemi shumëpolar, të barabartë, të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Tianjini me 14 milionë banorë, me zhvillim spektakolar, sa ç’mund të shihej përmes ekranit televiziv dhe opinioneve të disa të pranishmëve, dhe rezultati i Samitit, nuk ka të bëjë fare me “demokracinë”, të cilës i është hequr baza nga ata që e praktikojnë, kundrejt “autokratëve”, “të ligjve”, ose çdo marrëzie tjetër. Samiti në Tianjin ishte transformues! Kina tregon se çfarë dhe sa mund të arrihet me shumë punë për të mirën e përbashkët.

Next Post
Shqiptarët, të fiksuar pas duhanit! Renditen të dytët pas maqedonasve për prevalencë të lartë

Shqiptarët, të fiksuar pas duhanit! Renditen të dytët pas maqedonasve për prevalencë të lartë

TË FUNDIT

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

Franca heton raportimet për dronë mbi një bazë të nëndetëseve bërthamore

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In